• Tirane, ofrohet vend pune Gazetar për Zyrën e Komunikimit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
DHTI-Tiranë
Kërkon gazetar për Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhëniet me Publikun
A jeni të apasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë?
Aplikoni tani për t’ju bashkuar stafit të DHTI-Tiranë!!!

Kërkojmë Gazetar , meqënëse:

- Aktivitetet dhe projektet e DHTI-Tiranë sa vijnë dhe shtohen, të fokusuara veçanërisht në fusha që ndërlidhen me përçimin e zërit të sipërmarrjes anëtarësisë së saj, dialogun me qeverinë, misione biznesi, panaire dhe ekspozita, internacionalizimin e sipërmarrjes, lidhjet me diplomacinë ekonomike si dhe pasyrimin e aktivitetit të kryetarit të Dhomës.
-Për një vizibilitet dhe komunikim, përdorim eficient të rrjeteve sociale, për pasqyrim sa më të gjërë të veprimtarisë së DHTI-Tiranë dhe Kryetarit të saj veçanërisht lidhur me konferenca shtypi, seminare, workshope etj.

Kandidatët duhet të jenë:
  • Të informuar për çështjet aktuale të sipërmarrjes në Shqipëri dhe më gjerë;
  • Të informuar mirë për politikën dhe qeverisjen, dhe/ose sundimi i ligjit dhe drejtësi, përfshirë këtu njohuri të mira për institucionet relevante;
  • Të aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore dhe në ekip me stafin e DHTI-Tiranë;
  • Të vetëmotivuar dhe apasionuar për gazetari të pavarur dhe të cilësisë së lartë;
  • Shumë profesional dhe të kenë një komunikim gjatë gjithë kohës kur përfaqësojnë DHTI-Tiranë;
  • Me karakter dinamik dhe të organizuar mirë me aftësi për t’i prioritizuar në mënyrë efektive ngarkesën e madhe të punës;
  • Të aftë për të punuar në grup, pa stres dhe për të punuar në mënyrë efektive edhe kur janë nën presion.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
  • Diplomë bachelor apo master në një nga degët e Gazetarisë, Komunikimit Masiv, Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Juridikut (apo fusha të tjera të ngjashme dhe relevante);
  • Përvojë në gazetari mbi 3 vjet ose përvojë me forma të tjera të shkrimeve të publikuara;
  • Përdorim eficent të të gjitha rrjeteve sociale që disponon DHTI-Tiranë;
  • Gjuhët e folura: kërkohet nivel i lartë i aftësive në gjuhën shqipe; preferohet nivel i lartë i aftësive në gjuhën angleze; përparësi është edhe njohja e gjuhëve te tjera evropiane;
  • Gjuhët e shkruara: aftësi të shkëlqyera në gjuhën shqipe; preferohen edhe aftësitë për të shkruar artikuj në gjuhën angleze.
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni email: sekretaria @cci.al me titull “Aplikim për Gazetar/e”, duke përfshirë:
  • CV-në tuaj
  • Dy shembuj të shkrimit/punës tuaj
  • Një letër të shkurtër motivimi duke shpjeguar pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë rol;
  • Dy rekomandime, vlerësime që tregojnë për veprimtarinë tuaj
Afati i fundit për aplikim: e Mërkurë 15 Shkurt, 2023
Për individët që janë të interesuar të kontaktojnë:
-Tel: +355 45800932;
-Email: sekretaria@cci.al
-Adresa: Rruga e Kavajës ,Nd2/2, 1001 Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top