• Tirane, ofrohet vend pune Freelancer | me projekt Agronom

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. Freelancer | me projekt
Fusha | Profili i punes
  1. Agronomi
Eksperienca
vetem me eksperience
THIRRJE PËR APLIKIM: KONSULENCË PËR AGRONOM
PROJEKTI "COLTIVARE INCLUSIONE"

Organizata "Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII" shpall thirrjen për angazhimin e një Eksperti Agronom (Konsulent) në kuadër të projektit "Coltivare Inclusione", një iniciativë që synon zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe përfshirjen sociale përmes kopshtarisë urbane dhe hidroponisë.
Rreth Projektit

Projekti "Coltivare Inclusione" synon krijimin e një hapësire gjithëpërfshirëse të kopshtarisë urbane dhe agrokulturës inovative në Fermën Didaktike. Fokus i veçantë i kushtohet ndërtimit të kapaciteteve dhe aftësimit të individëve me aftësi të ndryshme intelektuale, duke përdorur natyrën dhe bujqësinë si mjete për zhvillim personal dhe profesional.

Në kuadër të këtij projekti, do të zhvillohen module trajnimi që ndërthurin formimin teorik me atë praktik. Këto module do të përfshijnë mbjelljen, ndjekjen dhe menaxhimin e kopshtit urban, si dhe menaxhimin e sistemeve moderne të hidroponisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Ekspertit:
Eksperti i përzgjedhur do të ketë si fokus kryesor:
• Përgjegjësi për Sistemin e Hidroponisë: Ndjekja, kontrolli dhe menaxhimin teknik i këtij sistemi.
• Përgjegjësi për Kopshtin Urban: Mbikëqyrja e të mbjellave dhe menaxhimi i hapësirës së kopshtit.
• Formim Profesional: Zhvillimi i trajnimeve (teori dhe praktikë) të përshtatura posaçërisht për individë me aftësi të ndryshme intelektuale.
• Përgatitje Didaktike: Hartimi dhe përgatitja e slide-ve dhe materialeve prezantuese për seancat mësimore.

Kushtet e Angazhimit dhe Logjistika
• Kohëzgjatja totale e aktivitetit: 48 orë angazhim (Shtator-Dhjetor)
• Grafiku i punës: I ndarë 2 herë në javë, nga 2 orë për çdo seancë.
Pagesa: 60 Euro / orë.
• Vendi i realizimit: Ferma Didaktike Dasandra, Adresa: Rruga Nacionale Tiranë - Ndroq, Km 12 (ngjitur me Iliria Palace).
• Transporti: Transporti është individual dhe sigurohet nga vetë personi (eksperti).

Kriteret dhe Dokumentet e Kërkuara.
Të gjithë ekspertët e interesuar duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
1. Diplomë e nivelit Master në Agronomi.
2. Letër reference nga të paktën 1 punëdhënës i mëparshëm.
3. Curriculum Vitae (CV) e përditësuar (ku pasqyrohet përvoja në hidroponi, kopshtari dhe/ose trajnim).
Procedura e Aplikimit

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e sipërpërmendura në mënyrë elektronike:
📧 Adresa e emailit: papagjoni23.tirane@gmail.com
✏️ Titulli i emailit (Subject): Aplikim për Agronom
📅 Afati i fundit për aplikim: 13 Gusht 2026
 


Apply
Back
Top