• Tirane, ofrohet vend pune fizioterapist/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Fizioterapi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për profesionistët e fizioterapisë

Pozicion pune vakant për fizioterapist me kohë të plotë, kontratë pune pa afat.

Klinika PhysioLife Therapy me një eksperiencë 8-vjecare në tregun shqiptar, e cila e ka origjinën nga një rrjet i mirënjohur klinikash në Itali, ka ndërtuar strukturen e saj në mënyrë profesionale që ti vijë në ndihmë çdo pacienti në trajtimin e patologjive: neurologjike, ortopedike dhe pediatrike.


Me anë të këtij njoftimi PhysioLife kërkon të rekrutojë staf të ri të kualifikuar, sipas kritereve të mëposhtme:

○Të ketë lejen e ushtrimit të profesionit.
○Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vjeçare.
○Të tregojë përkushtim dhe profesionalizëm me pacientët.
○Të ketë aftësi të mira komunikimi .
○Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm.
○ Mosha e kërkuar mbi 26 vjeç.

Organizimi i punës në klinikë është i ndërtuar në mënyrë që fizioterapisti të ushtrojë profesionin e tij ne mënyrë të pavarur, duke trajtuar pacientët që I caktohen, pa ndërhyrje në punën e tij.

Pas konsultave në klinikë, fizioterapistit i kalohen nga 4 deri ne 8 pacientë në ditë për të ndjekur trajtimin.

Pagesa mesatare mujore varion nga 55’000 Lekë deri në 100’000 Lekë neto, në varësi të angazhimit të orëve.

Gjithashtu çdo orë shtesë është e paguar.


Kandidatët e interesuar të dërgojne CV në adresën e emailit: physiolife.al@gmail.com


Adresa: Rr.Andon Zako Cajupi, përballë Farmaci Daja, ish Bllok.



*Ju bëjmë me dije se të gjitha të dhënat personale të përfituara në bazë të CV ruhen nga subjekti, në përputhje me parashikimet e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.





Cel. : 0682782222
 


Apply WhatsApp
Back
Top