3 S

  • Tirane, ofrohet vend pune Financiere me eksperience

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania jonë është në kërkim të një Financiere me eksperiencë, për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.

Signs & Road Safety Solutions është një kompani e specializuar në sektorin e energjisë diellore, e cila kombinon përvojën e saj në infrastrukturën civile me njohuritë teknike të avancuara në teknologjinë fotovoltaike. E themeluar në Tiranë në vitin 2016, kompania ofron shërbime të plota për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e centraleve fotovoltaike (PV), duke garantuar zgjidhje të besueshme dhe me performancë të lartë.

Detyrat
  • Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes.
  • Hedhja e të dhënave financiare në programin e kontabilitetit.
  • Përgatitja e raporteve financiare periodike.
  • Menaxhimi i arkës dhe i veprimeve bankare.
  • Rakordimi i llogarive me klientët dhe furnitorët.
  • Përgatitja e pagesave dhe ndjekja e detyrimeve financiare.
  • Kontrolli dhe administrimi i dokumentacionit financiar.
  • Përgatitja dhe deklarimi i detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
  • Bashkëpunimi me administratën tatimore dhe institucionet financiare.
  • Përgatitja e listëpagesave dhe evidencave të punonjësve.
  • Ndjekja e kontratave financiare dhe afateve të pagesave.
  • Ruajtja e konfidencialitetit të informacionit financiar të kompanisë.
  • Kryerja e detyrave të tjera financiare të kërkuara nga menaxhmenti.
Kualifikimet
  • Diplomë në Ekonomi, Financë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe raportim financiar.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e Paketës Office.
  • Njohuri në programin Financa 5 përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe analitike.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur.

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen tone te emailit: info@3s.al
Cel. : +355697037377
 


Apply WhatsApp
Back
Top