• Tirane, ofrohet vend pune Financier/e (Full-time) – Operator Turistik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Po kërkojmë një Financier/e energjik/e dhe të saktë që t’i bashkohet ekipit tonë në zyrë. Do të jesh pjesë kyçe e funksionimit financiar të një operatori turistik inbound që rritet me ritëm të shpejtë dhe punon me partnerë ndërkombëtarë.

Çfarë do të bësh​

  • Deklarime periodike në Cats (listëpagesa, TVSH, tatim në burim).
  • Pagesë dhe azhornim faturash në Google Sheets të kompanisë.
  • Rakordime me klientë ndërkombëtarë dhe furnitorë brenda/jashtë vendit.
  • Monitorim të ardhurash, shpenzimesh dhe Cash Flow (raporte javore/mujore).
  • Dërgim dhe ndjekje të Proforma Invoice për klientët.
  • Azhornim kartelash të llogarive Klient–Furnitor.
  • Korrespondencë profesionale Klient–Furnitor (shqip/anglisht), brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë kërkojmë​

  • Eksperiencë minimalisht 3 vite si financier/e ose pozicion i ngjashëm.
  • Njohuri të mira në Self-Care, Cats, e-Albania, e-Bills.
  • Aftësi solide në kontabilitet, cash-flow dhe planifikim financiar afatshkurtër/afatmesëm.
  • Përdorim praktik i e-banking (BKT, Intesa, Raiffeisen, etj.).
  • Avantazh: eksperiencë/kuptim i procesit financiar në kompani turistike inbound (B2B).
  • Kujdes ekstrem ndaj detajeve, korrektësi, dhe aftësi për të punuar me afate.

Çfarë ofrojmë​

  • Pagë konkurruese dhe ambient pune profesional, me kulturë bashkëpunimi.
  • Mundësi rritjeje dhe trajnim në proceset financiare të turizmit B2B.
  • Puna në projekte me partnerë ndërkombëtarë dhe volum të qëndrueshëm pune.
  • Kontratë sipas ligjit, ditë pushimi dhe mbështetje nga ekipi menaxhues.
Orari i punës: E hënë – E premte, 08:30 – 17:00 (në zyrë)

📧 Aplikimi
Dërgo CV-në tënde në:
info@ahg.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top