• Tirane, ofrohet vend pune Finance Senior

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Baboon Delivery është platforma kryesore e shpërndarjes së ushqimit në Shqipëri, që lidh qindra mijëra klientë me mbi 800 partnerë restorantesh në Shqipëri dhe Kosovë. E themeluar në vitin 2015, ne jemi një nga platformat e pakta fitimprurëse të shpërndarjes së ushqimit në rajon dhe po rritemi me ritme të shpejta.


Aktualisht po kërkojmë një Senior Finance Specialist të orientuar ndaj detajeve, për t’iu bashkuar departamentit tonë të Financës dhe për të kontribuar në stabilitetin financiar dhe rritjen e kompanisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Të ketë eksperiencë pune minimale 2–3 vite.
  • Eksperienca duhet të jetë në fushën e kontabilitetit dhe financës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë

Kandidati/ja duhet të ketë njohuri dhe eksperiencë në:

  • Regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes në programin financiar Bilanc.
  • Regjistrimin e veprimeve të arkës dhe bankës.
  • Regjistrimin e veprimeve të importeve.
  • Përdorimin e platformave e-Filing dhe SelfCare.
  • Mbështetjen në përgatitjen e librave të blerjeve dhe shitjeve.
  • Asistencën në përgatitjen dhe dorëzimin e deklarimeve mujore fiskale.
  • Përdorimin e programit financiar Bilanc.
  • Përdorimin e avancuar të Microsoft Excel.
Aftësi të Tjera

  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.

Benefitet që ofrojmë:

  • Ambient shume pozitiv, miqësor dhe bashkepunues
  • Kontrate pune me kushte 100% sipas Kodit te Punes ne Republikën e Shqipërisë
  • Nje vakt ushqimi të përfshirë nga kompania.
  • Dita e ditelindjes PUSHIM, por e paguar

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e email: hr@baboon.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top