• Tirane, ofrohet vend pune Faturiste/Arketare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Jemi duke Kerkuar:
Faturiste/Arketare

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo klient
  • Faturon produktet sipas kerkesave te klientit dhe merr pagesat.
  • Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte dhe kontrollon në monitor përshkrimin, sasinë si dhe çmimin që të përputhen me produktet që skanohen.
  • Deklaron ne ditarin ditor dhe ben sistemimin e dokumentave te arkes
  • Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje, dhe sigurohet që ato të jenë të plota
  • Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Menaxheri apo Supervizori.
  • Respekton dhe bashkëpunon me kolegët për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
  • Zbaton kodin e veshjes dhe kodin e sjelljes.
  • Zbaton me përpikmëri rregulloren dhe të gjithë procedurat e miratuara.
  • Pranon detyra të tjera siç nevojiten apo kërkohen në çdo kohë për mbarëvajtjen e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplome universitare ne degen e Fakultetit Ekonomik (përbën avantazh)
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të ketë të pakten 1 vit eksperience ne pozicione pune analoge ne kompani private;
  • Të jetë e gatshme dhe e aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit dhe të jetë entuziaste.
  • Të jetë e dobishme dhe e sjellshme.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze (përbën avantazh).
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira ne perdorimin e programeve financiare per faturimin.(Preferohet eksperience me Microsoft Dynamics NAV)


Ofrohet:

  • Kontrata: Me kohe te plote dhe ne perputhje te plote me kodin e punes
  • Paga: Shume e kenaqshme
  • Orari dhe ditet e punes: 40 ore ne jave (E diela pushim)
  • Mundesi rritjeje ne kariere.
  • Sigurim shendetesor privat shtese pas 6 muajve te pare te punes.


Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise,
Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim
 


Apply
Back
Top