Tirane, ofrohet vend pune Farmacist (Depo Farmaceutike)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Farmaceutik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.
Pozicioni i punës: Farmacist (Depo Farmaceutike)
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Pergjegjës për ndjekjen e stokut të barnave dhe draftimin e porosive sipas marrëveshjeve përkatëse;
• Përgjegjës për hedhjen në sistemin financiar të porosive të blerjes;
• Përgjegjës mbi proçedurën e importit dhe zhdoganimit, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm;
• Përgjegjës mbi inspektimin që realizohet pas çdo importi të barnave;
• Përgjegjës mbi marrjen dhe verifikimin e pullave dhe kontrollin e tyre, njoftimin e departamenteve përkatëse;
• Bashkëpunon me sektorin e regjistrimit të barnave për t’u siguruar mbi statusin e regjistrimit të barnave, etj
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
• Të ketë përfunduar fakultetin e Farmacisë dhe të jetë pjesë e Urdhërit të Farmacistëve
• Aftësi organizuese, duke fshire aftësi për ti planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• I motivuar, i organizuar.
• Eksperienca e punës nuk është kriter në përzgjedhje.
Cfarë ofrohet nga kompania:
• Paga: 60.000 lekë neto
• Orari: Hënë-Premte 08.00-16.30. Shtunë: 08.00-12.30
• Vendodhja e punës: Magazina qëndrore e kompanisë Autostrada Tirane-Durres km 8.
• Transport i siguruar nga kompania
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
Afati I aplikimit: 17 Dhjetor 2021
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp