• Tirane, ofrohet vend pune Ekonomiste

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Regjistrimi i faturave shitje dhe blerje për shpenzime dhe të ardhura;
  • Ndjek ecurinë e pagesave të klientëve në bazë të kontratave e të faturave të shitjes;
  • Kontroll i detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara;
  • Rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontrolli saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet;
  • Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve/nënkontraktorëve;
  • Plotësimi i urdhërpagesave;
  • Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mbi bazë mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjecare;
  • Ndjekjen e sistemit ERP, raportimin në bazë periodike të shitjeve të realizuara;
  • Hedhja e krediteve në ERP sipas kërkesave të menaxherëve dhe rakordimin e tyre me kontabilisten e shoqërisë.
Edukimi: Diplomë universitare në Financë
Përvojë: 2 – 3 vite eksperiencë

Aftësitë:
  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese e organizative;
  • Të ketë iniciativë;
  • Të jetë njohës shumë i mirë i paketës Microsoft Office;
  • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve.
Personat e interesuar të dërgojnë CV të detajuar në adresën hr@tring.tv
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të telefonohen.
 


Apply
Back
Top