• Tirane, ofrohet vend pune Ekonomiste (Zyre Konsulence Financiare) Part Time/Full Time

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti, në emër të Klientit, kompani e cila operon në fushën e konsulencës financiare, ka startuar proçesin e rekrutimit për pozicionin vakant Ekonomiste (F) për t'u bashkuar me një biznes dinamik e në zgjerim.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Azhornim kontabël i arkës dhe i bankës;
• Azhornim kontabël i blerjeve, për blerjet brenda vendit dhe për importet;
• Azhornim kontabël i shitjeve, për faturat e shitjes (eksport dhe shitjet brenda vendit);
• Azhornim kontabël i pagave të punonjësve në bazë të bordërosë dhe listëpagesave
• Azhornimi i kontabilitetit për veprime të ndryshme;
• Plotëson deklarimet fiskale mbi TVSH-në, Sigurimet Shoqërore, Tatimin mbi të Ardhurat etj, në bazë të dokumentacionit përkatës të paraqitur paraprakisht brenda datës 02 të çdo muaji mbi deklarimet e muajit paraardhës.
• Plotëson formularin tatimor për pranimet e reja në punë si dhe largimet nga puna, dhe bën deklarimin pranë zyrës së punës dhe ISHP.
• Harton kontratat e punës së punonjӕsve referuar ligjit në fuqi.
• Plotëson dhe azhornon librin e rregjistrimit të punëmarrësve, pranimet e reja në punë si dhe largimet nga puna, etj.
• Përfaqëson nga pikëpamja tatimore subjektin
• Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.


Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

• Diplomë Bachelor ose Master, në Financë, Ekonomik.
3+ vjet përvojë pune në studio kontabiliteti.
• Të ketë punuar me sistemin Self Care të tatimeve

• Të njohë shumë mirë proçedurat e fiskalizimit dhe programin Financa 5
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
• Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
• Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
• Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike.
• Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

Afati I aplikimit: 15 Mars 2022

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top