• Tirane, ofrohet vend pune Ekonomist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "DBH Construction" sh.p.k. është një kompani e cila operon në fushën e ndërtimit. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme. Në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit të saj DBH Construction kërkon të punesojë një person të kualifikuar dhe me eksperiencë në pozicionin Ekonomist/e:

Detyrat

  • Rregjistrim fatura shitje dhe blerje për shpenzime dhe të ardhura;
  • Rregjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordim në lidhje me levizjet e materialeve;
  • Rakordim me inxhinierët e objekteve për situacionet e objekteve të shoqerisë;
  • Ndjek ecurinë e pagesave të klientëve në bazë të kontratave të shitjes për objektet e ndërtuara nga shoqëria;
  • Kontrolli i detajuar i shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara;
  • Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve / nënkontraktorëve;
  • Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjecare;
  • Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprori.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar fakultetin Ekonomik: Dega Financë;
  • Te ketë eksperiencë pune si financiere minimalisht 5 vjet në një firmë ndërtimi;
  • Të njohë shumë mirë programin e Financës 5.0 & Paketën office;
  • Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
  • Të bashkëpunojë me stafin e departamentit për të gjitha detyrat;
  • Te jetë i/e etik-e në marrëdhenie me koleget.


Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar CV-në në emailin: dbhconstruction20@gmail.com.


[FONT=&quot]
[/FONT]


Cel. : 0673412558
 


Apply WhatsApp
Back
Top