• Tirane, ofrohet vend pune EKONOMIST/KONTABEL

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqeria “WELL” Sh.p.k., me Zyra Qendrore ne Autostraden Tirane – Durres, pjese e Alkos Group Albania, ne kuader te zhvillimit te metejshem te aktivitetit shpall vakant pozicionin Ekonomist (Kontabel)

Ekonomisti (Kontabel) eshte pergjegjes per pergatitjen e informacionit financiar dhe kontabilizimin e veprimeve financiare, kryen regjistrimin e te gjitha te dhenave financiare ne sistemin kontabel te Shoqerise, duke u bazuar ne informacionin e pasqyruar ne kontrata, fatura shitje & blerje, levizjet bankare, etj.
Planifikon, koordinon dhe drejton veprimet financiare ne konsultim me menaxheret e larte dhe me bordin drejtues te shoqerise.

DETYRAT

  • Menaxhon te gjitha operacionet dhe transaksionet financiare, perllogaritja kostove te importit, pagesat e banking;
  • Trajton mbylljet mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Rakordon llogarite e pagueshme dhe te arketueshme;
  • Siguron pagesat bankare ne kohe (E-banking);
  • Llogarit taksat dhe pergatit deklaratat tatimore;
  • Ben deklarimet mujore sipas afateve te percaktuara nga dpt (e-filling) dhe ekzekutimin e pagesave, (librat shitje-blerje, fdp e tvsh, deklarata e tatimit ne burim, listpagesa, tatim fitimi) etj.
  • Menaxhon bilancet dhe pasqyrat e fitimit / humbjes;
  • Raporti mbi qendrueshmerine financiare dhe likuiditetin e kompanise;
  • Raportime mujore (bilanc, pash, cashflow)
  • Realizon perdorimin me efiçence dhe efektivitet te burimeve financiare duke respektuar parimet e transparences, mirebesimit, ligjshmerise;
  • Pergatit dhe deklaron pasqyrat financiare vjetore dhe deklaraten vjetore te tatim fitimit, mbyll bilancin ne fund te vitit fiskal, sipas kerkesave dhe afateve te dpt (e-filling dhe ealbania).
  • Ruan dokumentacionin ne menyre fizike dhe dixhitale, per operacionet financiare dhe transaksionet;
  • Perfaqeson shoqerine ne marredheniet me organet, institucionet shteterore, veçanerisht per sa i perket aspekteve financiare;
  • Detyra te tjera te ngarkuara nga eprori perkates ne funksion te rolit.

KERKESAT E PROFILIT:


  • Diplome Universitare ne deget e Ekonomise (Finance, Kontabilitet);
  • Perdorimi shume i mire i paketes Microsoft Office (Word, Excel) eshte i domosdoshem;
  • Te kete njohuri te pergjithshme per punen ne sisteme (Financa 5, etj) dhe aftesi te mira per te punuar ne to;
  • E preferueshme me pervoje mbi 3 vjecare;
  • Njohuri shume te mira te kontabilitetit dhe Standarteve Kombetare te Kontabilitetit;
  • Aftesi te sakta raportimi / vemendje ndaj detajeve / aftesive matematikore;
  • Te jete person korrekt, i organizuar i orientuar drejt realizimit te detyrave ne menyre te sakte dhe brenda afateve te percaktuar;
  • Aftesi ne analizimin e te dhenave financiare; I matur, i besueshem dhe profesional ne marredheniet me ekzekutivet e Kompanise;
  • Te njohe dhe zotoroje gjuhen angleze;
  • Leje Drejtimi;

SHENIM: Ky pershkrim pune nuk eshte gjithe perfshires.

Te gjithe kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre (Reference, Leter Shoqeruese dhe CV) ne: o.cela@alkosgroup.al

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni do te njoftohen per interviste.

*Te dhenat tuaja do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojten e te dhenave personale Ligjit (Nr. 9887 date 10.03.2008) Per mbrojtjen e te dhenave Personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top