• Tirane, ofrohet vend pune Drejtues Teknik ne Ndertim

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Drejtues Teknik ne Ndertim

2 N sh.p.k
është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik te Ndertimit, në pozicionin:

Drejtues Teknik :

Drejtuesi Teknik do te jete pergjegjes për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat :

Implementimin projektet per ndertimit

Detajimin e preventivit te objektit, vendosjen e perparesive dhe ndjekjen ne menyre te vazhdueshme te puneve deri ne realizimin e tyre me sukses sipas standarteve duke pasur ne fokus menaxhimin e kostove.

Vlereson nevojat dhe problemet per ceshtjet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre.

Identifikon risqet kryesore ne realizimin e projektit dhe i raporton ato tek administrator.

Para fillimit te punimeve analizon projektin dhe detajon preventivin, per te bere te mundur kalkulimin e nje kosto paraprake te objektit mbi te cilen do te bazohet gjithe projekti.

Eshte pika e pare e kontaktit me Inxhiniret qe jane ne kantier dhe pervec suportit teknik te nevojshem, perfshihet dhe ne procesin e kontrollit financiar/teknik qe ben nje monitorim konstant te ecurise se projektit.

Mban pergjegjesi per detajimin e sakte te preventivit duke perfshire te gjithe zerat e domosdoshem qe do jene pjese e objektit sipas specifikimeve teknike, por duke ruajtur dhe standardet qe aplikon kompania.

Ndjek ecurine e punimeve ne kantier, duke ndertuar paralelisht ne Autocad projektin, me ane te cilit ri-konfirmon volumet e punimeve te kryera konform preventivit.

Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme per te ndihmuar Inxhinierin ne kantier mbi zbatimin e projektit dhe kushteve teknike.

Ne kordinim me strukturat e tjera te kompanise, identifikon materialet, pajisjet dhe makinerit e nevojeshme per realizimin e projektit.

Ndjek dhe (raporton ne rast evidentimi te harxhimit jashte normave te materialeve ) mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper.

Eshte pergjegjes per pergatitjen e situacioneve mujore faktike dhe atyre progressive.

Monitoron koston e projektin duke bere analize kosto per te gjithe produktet dhe sherbimet.

Eshte pergjegjes per identifikimin e zerave qe tejkalojne ne cmime dhe sasi preventivin fillestar te ndertuar.

Krahasimi i furnizimeve me inventaret fizike mujore, per te evidentuar saktesite e librezave te masave.

Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen nga Administratori .



Kualifikimet :


Te jete I gatshem per te punuar si Drejtues Teknik dhe per LICENSE prane kompanise .

Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri NDERTIMI.

Te jete I diplomuar ne Bachelor dhe Master si Inxhinier Ndertimi.

Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune ne projekte

Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike që aplikohen për kompanitë e,ndërtimit.

Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve

Të përdorë mirë programet Inxhinierike dhe Microsoft office

Përfitimet:

Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;

Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Paga konkuruese në treg;

Mënyra e aplikimit: Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën: hr.2nshpk@gmail.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose ne nr. e telefonit +355 68 257 7650

*Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top