• Tirane, ofrohet vend pune DREJTUES SHITJESH

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.


Pozicioni: Drejtues Shitjesh
Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje: Po kërkojmë një Drejtues Shitjesh për një kompani lider në treg, pjesë e një Grupi me një eksperiencë 20 vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi në distribucionin e produkteve veterinare, mjedisore, bujqësore, humane, ushqimore dhe paisjeve dhe realizimin e shërbimeve DDD. Drejtuesi i Shitjeve do jetë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e strategjive të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetore.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetore.
• Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe proçedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
• Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
• Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
• Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
• Ndjek dhe siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientët.
• Merr pjese dhe bën propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve/shërbimeve të reja.
• Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.

Edukimi:


• Diplomë Universitare në një nga profilet: Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj. Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.

Eksperienca e Punës dhe Aftësite Kryesore:

• Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në sektorin e shitjeve
• Të ketë eksperiencë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
• Të zotërojë ''Paketën Office''.
• Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
• Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
• Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
• Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Pajisje me patentë të vlefshme drejtimi;
• Aftesi shume te mira te gjuhes angleze ne komunikimin verbal dhe ate te shkruar;

Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe bonus mbi page sipas performances dhe rezultatit.

Proçedurë Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj dhe certifikatat apo licensat profesionale, brenda datës 11.05.2022 në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjensia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top