• Tirane, ofrohet vend pune Drejtues Kantieri

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Bregu Sh.a po kërkon një Drejtues Kantieri të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë!
Nëse jeni një profesionist i përkushtuar, me përvojë në drejtimin e punimeve të ndërtimit dhe kërkoni një ambient sfidues, bashkëkohor dhe bashkëpunues – kjo është mundësia juaj!

Detyrat kryesore:
— Organizimi dhe drejtimi i punimeve në kantier sipas afateve dhe standardeve teknike
— Mbikëqyrja e zbatimit të projektit dhe sigurimi i cilësisë në çdo fazë të ndërtimit
— Koordinimi i ekipeve të punës, furnitorëve dhe nënkontraktorëve
— Monitorimi i progresit të punimeve dhe raportimi i përditshëm tek drejtuesit e kompanisë
— Sigurimi i respektimit të rregullave të sigurisë teknike në kantier
— Zgjidhja e problematikave që lindin gjatë procesit të ndërtimit në mënyrë efektive dhe profesionale

Kualifikimet që kërkojmë:
✓ Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme
✓ Minimum 5 vite eksperiencë në drejtimin e punimeve në kantier
✓ Njohuri të mira të dokumentacionit teknik dhe standardeve të ndërtimit
✓ Aftësi të shkëlqyera organizative dhe udhëheqëse
✓ Aftësi për të menaxhuar njëkohësisht disa procese pune
✓ Komunikim i fortë dhe aftësi për zgjidhje të shpejtë të situatave në terren

📅 Afati i aplikimit: 15 Tetor 2025
📩 Dërgoni CV-në tuaj në:
info@bregugroup.al
 


Apply
Back
Top