• Tirane, ofrohet vend pune drejtues ekzekutiv

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
O.T.C Shpk
Adresa : Blloku " Vasil Shanto " prane Keshit Nr.3 Tirane

Kerkon te punesoje :
Drejtues/e ekzekutiv .

Drejtori ekzekutiv do të zbatoj detyrat të caktuara nga pronarët – bordi menaxhues sipas procedurave dhe politikave të brendshme të kompanisë duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës të drejtorit ekzekutiv.
Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madhë të njohurive menaxhuese si në menaxhimin e mirë të kohës, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës ashtu edhe në zgjidhjen efektive të problemeve në praktikë e që sigurojnë sukses dhe përparim të kompanisë.

Kriteret :
  • Diplomë universitare në fushën e Menaxhimit, Administrimit të Biznesit apo Juridik (kualifikimi master i preferuar);
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze e nivelit të avancuar;
  • Të ketë aftësi të punës me kompjuter ;
  • Të ketë aftësi për vendimmarrje në bazë të gjykimeve të shëndosha dhe logjike për një vendimarrje të pavarur, praktike dhe objektive.
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit verbal dhe në të shkruar dhe demonstron kualitet të lartë dhe efektivë të komunikimit me shkrim me eprorët, vartësit, dhe palët e jashtme;
  • Të ketë aftësi të mira udhëheqëse;
  • Të ketë aftësi ndërpersonale dhe qasje pozitive për punë;
  • Të ketë aftësi për zgjidhje të problemeve;
  • Të jetë kompetent, i përgjegjshëm dhe profesional në punë;
  • Të ketë aftësi të mira në menaxhim të ciklit të projekteve;
  • Të dijë si të punojë nën presion
Orari i Punes : 8 ore
Dokumentat :
1. Vërtetim Shkolle ose Diplome
2.Cv ( të printuar )
3. Kopje të vlerësimeve / kualifikimeve të permenduara në Cv .

Aplikimi juaj së bashku me dokumentacioni shoqërues të dergohen në adresën e e-mailit:
otcshpk1@gmail.com
Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë!
 


Apply
Back
Top