• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor, Njësia e Kontrollit dhe Buxhetit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përgjegjës për përgatitjen e raportimit dhe të dhënave analitike për Departamentin e Financës, përfshirë informacionin jofinanciar dhe t’i pasqyrojë ato në terma financiarë dhe/ose sasiorë. Monitoron dhe analizon varianca të buxhetit vjetor sjell propozime për pëmirësime, krijon dhe formulon raporte të ndryshme për Bankën e Shqipërisë dhe palët e interesuara.
Përgjegjësitë Kryesore

  • Përgatit raportin javor mbi të dhënat financiare, mbledh parashikime nga departamentet për fundin e muajit, përgatit prezantime për indikatorët financiare dhe aktivitetet javore të departamentit të financës;
  • Në baza mujore, përgatit paketën e raportimit të menaxhimit duke përfshirë Indikatorët Kyç financiare/jofinanciare;
  • Grupon llogaritë sipas linjave të buxhetit, monitoron në baza mujore, përgatit analizën dhe ofron komente mbi variancat kryesore të aktualit krahasuar me buxhetin;
  • Përgatit pasqyrat financiare të konsoliduara të grupit; Përgatit prezantime për Bordin Drejtues në baza tremujore dhe vjetore;
  • Përgatit raporte tremujore/vjetore të SRU-së për Bankën e Shqipërisë. Aplikon dhe zhvillon raporte, të dhëna fikse dhe analizën e variancës për IFRS dhe SRU;
  • Përgatit prezantimin e biznes planit financiar, supozimet suportuese dhe raportet e detajuara mbështetëse;
  • Pjesëmarrja në buxhetin master përmes koordinimit dhe kontrollit të informacionit mbështetës nga departamentet e ndryshme;
  • Rishikon në baza 3-mujore buxhetin, duke siguruar përqasjen më të saktë dhe realiste duke marrë në konsideratë ndryshimet në kompani dhe produkte;
  • Përcakton metodologjinë duke analizuar përfitueshmërinë e produktit, vlerëson dhe kontrollon interesin mesatar të produkteve/miksit;
  • Përgatit analizën e përfitueshmërisë në lancimin e një produkti të ri, hapjen ose realokimin e një dege të re; Kryen analizën e përfitueshmërisë së degëve në baza 3 mujore;
  • Merr pjesë në automatizimin e raporteve nga sistemi;
  • Merr pjesë në migrimin e të dhënave në sistem, analizon ndikimin e ndryshimeve në sistem në gjenerimin dhe saktësinë e raportimit, përgatit dokumentat e nevojshme.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Minimumi 5 vjet eksperiencë në fushën e raportimit dhe analizës në institucionet financiare;
  2. Aftësi të shkëlqyera raportuese; Aftësi të shkëlqyera organizative dhe i aftë në zgjidhjen e problemeve;
  3. Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar;
  4. Aftësi të demonstruara për të manaxhuar në mënyrë efektive shumë prioritete njëherësh;
  5. Diplomë Universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike apo fusha të tjera të ngjashme;

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 28 Janar 2022 në adresën humanresources@noa.com.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top