• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Menaxhim
  3. Menaxhim strategjik | Drejtues
Abissnet sh.a. kërkon Drejtor Marketingu
Drejtori i Marketingut( CMO) në Abissnet luan rol kyç në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut për të promovuar shërbimet e kompanisë, për të rritur ndërgjegjësimin e brandit, dhe për të marrë dhe mbajtur klientët. Ajo/Ai është personi ekzekutiv përgjegjës për të udhëhequr punët e marketingut të kompanisë në një treg me konkurencë shumë të lartë

Detyrat​

Zhvillimi i strategjive të marketingut:
  • Krijon dhe implementon strategji marketingu gjithëpërfshirëse për të arritur objektivat e biznesit;
  • Analizon trendet e tregjeve, nevojat e klientit dhe aktivitetet e konkurentëve për të identifiikuar shanset për rritje;
Menaxhimi i Brandit:
  • Menaxhon dhe rrit imazhin e brandit Abissnet dhe pozicionimin e tij në treg;
  • Siguron qëndrueshmërinë përmes të gjitha kanaleve të marketingut;
  • Marketingu Dixhital:
  • Mbikqyr iniciativat e marketingut dixhital, duke përfshirë reklamat online, mediat sociale e përmbajtje marketing;
  • Utilizon analizat dhe studimin e shifrave për të optimizuar punën e marketingut dixhital;
Marketingu Tradicional:
  • Planifikon dhe ekzekuton fushata marketing, si printimet, tv, radio, reklamat outdoor.
  • Promocionin e shërbimit dhe produktit:
  • Zhvillon dhe implementon strategji për të promovuar paketa interneti specifike, shërbime të tjera dhe veçoritë e tyre.
  • Bashkëpunon me skuadrën e zhvillimit të shërbimeve për koordinuar punën për lançimin dhe updatet e nevojshme;
Mbajtja dhe marrja e klientëve të rinj:
  • Krijon programe që mbajnë klientët ekzistues dhe atraktojnë klientët e rinj
  • Implementon programin e besnikërisë dhe të referimit për të rritur kënaqësinë e klientit dhe mbajtjen e tyre;
Kërkimi i tregut:
  • Menaxhon relacionet publike duke përfshirë relacionin me mediat, deklaratat për shtyp dhe strategjitë për menaxhimin e krizave;
  • Drejton kërkimin e tregut për të kuptuar nevojat e klientëve, preferencat dhe trendet e industrisë;
  • Përdor të dhënat e industrisë për të ribërë strategjitë marketing dhe për të siguruar pozitën konkuruese;
  • Menaxhimi i buxhetit: Zhvillon dhe menaxhon buxhetin marketing, siguron alokimin e tyre eficent për të maksimalizuar ROI (Return of investment).

Kualifikimet​

  • Të ketë mbaruar shkollen e lartë për menaxhim, marketing, relacione publike ose degë të lidhura me to:
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;
  • Kërkohet të ketë punuar në departamente marketingu të kompanive;
  • Të ketë eksperiencë pune direkte në marketing minimalisht 3 vjet;
  • Të njohë shumë mirë marketingun dixhital;
    Të interesuarit të dërgojnë CV në Whats up: 0692230227
    Ose me email: b.njerezore@abissnet.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top