• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Komercial - SCAN TV

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICION VAKANT

SCAN TV, pjesë e Grupit Balfin, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Drejtor Komercial
Departamenti: Komercial
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Roli i Drejtorit Komercial është të promovojë dhe zgjerojë aktivitetin tregtar të kompanisë me qëllim gjenerimin e të ardhurave dhe rritjen e qëndrueshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Harton dhe implementon strategjinë e përgjithshme të marketingut dhe shitjeve
  • Drejton në mënyrë strategjike departamentin me synim rritjen e kompanisë dhe fitimit
  • Harton dhe monitoron një plan vjetor komercial marketingu dhe shitjesh
  • Harton dhe realizon buxhetin vjetor të marketingut dhe të shitjeve
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve dhe elementëve publicitare
  • Monitoron zbatimin e aktiviteteve të marketingut në cilësinë e kërkuar
  • Realizon kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe të së ardhmes
  • Përgatit politikat e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë
  • Identifikon dhe gjeneron klientë të rinj dhe mirëmban klientët aktualë
  • Raporton në mënyrë të vazhdueshme te Drejtori Ekzekutiv potencialet për zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës, raportet e shitjeve, etj
  • Së bashku me Drejtorin Artistik ndjek me kujdes imazhin e markës
  • Trajnon dhe monitoron dhe vlerëson rregullisht stafin e departamentit
  • Ndjek udhëzimet e dhëna nga Grupi për situatat e krizave
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga CEO në lidhje me Shitjet dhe Marketingun
Kërkesat për pozicionin:

  • Diplomë Bachelor në Komunikim / Marketing / Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvoja të mëparshme në marketing/shitje B2B.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe negociuese.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@scantv.al
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 02/08/2023.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top