• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor i Segmentit Biznes, Njësia e Projekteve & Segmenteve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Drejtori i Segmentit Biznes përmirëson performancën e biznesit, duke qenë përgjegjës për zhvillimin e strategjive të segmentit dhe rrjedhimisht produkteve të reja dhe / ose zhvillimin e atyre ekzistuese duke kryer hulumtime të tregut, hulumtim të konkurrencës dhe identifikimin e nevojave të klientëve.
Ofron analiza të hollësishme mbi rezultatet e forcës shitëse për segmentin përkatës nëpërmjet manaxhimit të informacionit për palët e brendshme dhe të jashtme duke përgatitur dhe dorëzuar raporte me cilësi të lartë.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Zhvillon, zbaton dhe planifikon strategjinë për segmentin; Kryen analiza të produktivitetit;
  2. Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, hulumtim të tregut në mënyrë që të sjellë produkte të reja specifike dhe oferta sezonale;
  3. Mbështet me manaxhimin e çmimeve duke ndërmarrë iniciativa për rishikimin e çmimeve, modelet analitike;
  4. Përgjegjës për përshtatjen/rishikimin dhe implementimin e LTFS-së dhe mjeteve të tjera CRM;
  5. Rishikon në baza të shpeshta bazën e të dhënave të klientëve, duke siguruar cilësi të lartë të të dhënave dhe vlerësim historik që mundëson ofrimin e duhur të klientit;
  6. Monitoron ngushtësisht treguesit kryesorë të performancës së produktit në degë, duke ofruar raporte dhe ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;
  7. Siguron analiza të proceseve dhe propozon ndryshime sa herë është e nevojshme për të arritur objektivat e segmentit;
  8. Ofron informacion për drejtimin duke përgatitur parashikimet afatshkurtra dhe afatgjata të shitjeve të produktit;
  9. Heq pengesat në të gjitha fushat e procesit të shitjes, coaching & trajnimin e të gjithë stafit në degë për produktet e reja/ekzistuese si dhe zhvillimin e tregut;
  10. Ndërton marrëdhënie me të gjithë punonjësit e degës për të siguruar që ofrohen gjithë mjetet për qenë të suksessshëm;
  11. Sjell ide dhe angazhohet tërësisht në grupe pune dhe komitete pa kufizim, duke u fokusuar në shitjen e produktit dhe përfitimin;
  12. Ofron mentorim, coaching dhe këshillime, vepron si trajner i punonjësve;

Kërkesat për pozicionin:


  1. E preferueshme 5 vite eksperiencë me fokus në shitje me formim SE, e preferueshme në pozicione drejtuese; Përvojë në grup pune që ka sjellë produkte të suksesshme ose nisma të reja biznesi;
  2. Aftësi të shkëlqyera për të ndërtuar marrëdhënie të forta; Aftësi organizative & manaxhimit të kohës;
  3. Aftësi coaching & trajnuese të shkëlqyera;
  4. Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të lidhura.


Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 28 korrik 2023 në adresën humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top