• Tirane, ofrohet vend pune Data Analyst

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë:



Data Analyst


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
  • Mbatja e databazës së cmimeve për të gjitha barnat;
  • Analizë e raporteve të shitjeve për realizimin e objektivave të përcaktuara, identifikimi i produkteve në rënie dhe komunikimi me departamentin e shitjeve;
  • Përgatitja e orderit mujor për cdo kompani dhe ndërtimi i forecast në mënyrë të planifikuar;
  • Evidentim i produkteve me shitje më të pakta dhe produktet në ofertë;
  • Llogaritja e cmimeve dhe njoftimi i depos për seritë e reja me ndryshim cmimi;
  • Kontrolli i pullave në përputhje me cmimet e llogaritura;
  • Kontrolli dhe update i cmimeve në sistem pas cdo ndryshimi;
  • Përgatitja e raportit të produkteve të skaduara. Verifikimi me depon për ta rakorduar fizikisht, etj.


Kriteret e nevojshme:
  • Diplomë në Ekonomi-Financë ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 2 vite eksperiencë të mëparshme pune në depo farmaceutike;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira analitike;

Mund të aplikoni duke dërguar Cv tuaj në adresën e emailit: hr@evitaalbania.com


Afati i aplikimit: 05/07/2025


Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore të Evita sh.p.k për të zhvilluar intervistë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top