• Tirane, ofrohet vend pune Copywriter / content creator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
FutureBlock është agjencia digjitale më inovative në Shqipëri.
Me qendër në Tiranë, ekipi ynë zhvillon strategji efektive dhe të përqëndruara në rezultatet e marketingut për kompanitë që kërkojnë të zhvillohen.
Ne jemi të fokusuar në promovimin, zhvillimin dhe lehtësimin e shërbimeve që kompania juaj ofron, nërpërmjet kreativitetit, teknologjisë më të avancuar dhe punës.
Shërbimet tona janë krijuar për të ndihmuar çdo lloj biznesi të rritet dhe të përmirësohet në cdo aspekt të botës digjitale!
Shërbimet që ne ofrojmë janë:

  • Digital Marketing
  • Branding & Design
  • Web Development
  • Web Hosting & Domains
  • App Development
  • Multimedia & Consulting
Future Block është në kërkim të një copywriter/content creator.
Përmbledhja e Pozicionit:
Copywriter është përgjegjës për shkrimin e materialeve në gjuhën shqipe dhe atë angleze për fushatat e ndryshme të marketingut,
që përfshijnë artikuj të ndryshëm, materiale për broshura, flyers, content për rrjetet sociale dhe Web-et e kompanisë.
Gjithashtu redakton dhe korrekton materialet e departamentit që janë për publikim ose komunikim të brendshëm.
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijon tekste kreative dhe tërheqëse për fushatat e ndryshme të marketingut (copy texts).
  • Krijon kontent dhe tituj që tërheqin vëmendjen e audiencës (content writer).
  • Shkruan artikuj rreth projekteve të kompanisë dedikuar për blog, mediat online, print dhe ato vizive.
  • Krijon kontent për web-et e kompanisë në përditësimin me materiale të vazhdueshme.
  • Redakton dhe korrekton tekstet e ndryshme të marketingut në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
  • Raporton mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara.
  • Social Media Marketing: Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut në rrjetet sociale për të ndërtuar ndërgjegjësimin e markës,
    për të angazhuar audiencën dhe për të shtuar trafikun në faqen e internetit.
  • SEO (Optimizimi i Motorit të Kërkimit): Identifikimi i fjalëve kyçe, optimizimi i faqeve të internetit, krijimi i përshkrimeve dhe titujve,
    dhe zhvillimi i strategjive të tjera për të optimizuar përmbajtjen për motorët e kërkimit.
Përvojat e punës:
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e marketingut më shumë se 2 vite.
Aftësi të tjera:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (gramatika)
  • Aftësi në menaxhimin e rrjeteve sociale
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë fjalor të pasur leksikor
  • Të ketë iniciativë dhe kreativitet
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale
  • Aftësi organizuese dhe bashkëpunuese në grup
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën presion
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën info@futureblock.al.
 


Apply
Back
Top