• Tirane, ofrohet vend pune Construction Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të LIDL Albania, po rekruton për pozicionin Construction Specialist.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinimi I bashkëpunimit mes kompanisë, rrjetit të partnerëve dhe autoriteteve lokale;
  • Sigurimi i përpuethshmërisë së plotë të projekteve me kuadrin ligjor në fuqi dhe standartet e brendshme të kompanisë;
  • Udhëzimi I arkitektëve dhe monitorimi I fazave të ndërtimit për cilësi dhe saktësi;
  • Kryerja e llogaritjeve teknike dhe kërkimeve në fushën e ndërtimit për të mbështetur vendimet e biznesit.
Kërkesat për këtë pozicion:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme;
  • 3 - 5 vite eksperiencë në inxhinieri ndërtimi, konstruksion ose fusha të përafërta;
  • Njohuri shumë të mira të Google Workspace dhe AutoCAD (Njohja e mjeteve të ngjashme përbën avantazh);
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar mbi ndërtimin, familjaritet me dokumentacionin teknik dhe procesit të pajisjes me leje;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (domosdoshmëri);
  • Aftësi koordinimi, komunikimi dhe negocimi;
  • Gadishmëri për lëvizje në terren dhe zotërim i lejes së drejtimit, kategoria B.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://eppc.al/aplikoni/
 
Back
Top