• Tirane, ofrohet vend pune B2B Sales & Business Development Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një kompani që operon në fushën e teknologjisë, shërbimeve B2B dhe zhvillimit të biznesit, është aktualisht në kërkim të një B2B Sales & Business Development Specialist.
Përgjegjësitë kryesore:
  • Identifikimi, kontaktimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientë potencialë në tregun shqiptar;
  • Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë tek bizneset;
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes telefonit, email-it dhe takimeve online;
  • Gjenerimi, ndjekja dhe menaxhimi i mundësive të reja të shitjes deri në finalizimin e marrëveshjeve;
  • Përgatitja, prezantimi dhe dërgimi i ofertave komerciale tek klientët potencialë;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues;
  • Mbështetja e klientëve gjatë procesit të aktivizimit dhe përdorimit të shërbimeve të kompanisë;
  • Përditësimi i vazhdueshëm i informacionit mbi klientët dhe aktivitetet e shitjes në sistemet e kompanisë;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e marketingut dhe zhvillimit të biznesit për arritjen e objektivave të përbashkëta.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, zhvillim biznesi, marketing ose marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
  • Orientim i fortë drejt objektivave, rezultateve dhe ndërtimit të marrëdhënieve me klientët;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://eppc.al/apply/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top