• Tirane, ofrohet vend pune ASISTENTE E BURIMEVE NJEREZORE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Burime njerezore - HR
  3. Sherbim Klienti
Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për një kompani kliente për pozicionin:

ASISTENTE E BURIMEVE NJEREZORE

Kërkesat/Kualifikimet:


-Të ketë përfunduar studimet e larta. Preferohet në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë.
-Të ketë përvojë pune minimalisht 1 vit në fushën e burimeve njerëzore.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
-Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Përshkrimi i rolit

Asiston në detyrat e përditshme të departamentit të burimeve njerëzore të kompanisë. Ndihmon me rekrutimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave për përpunimin e listës së pagave dhe në detyra të tjera administrative.

Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al deri në datën 25.05.2024.

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhura referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
 


Apply WhatsApp
Back
Top