• Tirane, ofrohet vend pune Asistent zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
me dhe pa eksperience
EU GREEN ENERGY është një shoqëri private shqiptare, e themeluar në vitin 2018, që operon në fushën e projektimit, zbatimit të projekteve, si dhe në prodhimin, transmetimin dhe tregtimin të energjisë elektrike nga burime të energjisë së rinovueshme.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të punësojë një Asistent/e Zyre, i/e cila do të mbështesë punën e përditshme të administratës dhe stafit teknik.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëpret dhe orienton vizitorët, bashkëpunëtorët dhe klientët.
  • Asiston në organizimin e takimeve apo mbledhjeve të manaxhmentit ose stafit, sipas kërkesës.
  • Mbështet ekipin në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Ndjek komunikimin me autoritetet përgjegjëse dhe institucionet lokale/ qeveritare.
  • Bashkëpunon me zyrën e projektimit dhe departamentet e tjera të kompanisë.
  • Përditëson dhe menaxhon arkivën fizike dhe dixhitale të dokumenteve.
  • Kryen detyra të tjera administrative sipas nevojës së kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Mosha mbi 25 vjeç.
  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri, Shkenca Sociale apo fusha të përafërta.
  • Të paktën 2 vite përvojë pune, preferohet në pozicione të ngjashme (asistente zyre, sekretari, administratë).
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office; programet e tjera kompjuterike përbëjnë avantazh.
  • Njohuri mbi procedurat administrative, menaxhimin e dokumentacionit dhe protokollet e komunikimit zyrtar.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe punë në ekip.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze; njohuritë në gjuhën italiane përbëjnë avantazh.
  • Të jetë person/e i/e përgjegjshëm/e, korrekt/e, me etikë profesionale dhe dëshirë për t’u zhvilluar më tej në fushën e administrimit dhe koordinimit zyrtar.

Aplikimi:


Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
📧 contact@eugreenenergy.al
 


Apply
Back
Top