• Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Marketingu (Marketing Ass.)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistent/ e Marketingu
Departmenti: Marketing
Vendodhja: ACREM HQ


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Asistent/ e Marketingu është përgjegjës/e për koordinimin dhe ndjekjen e faturimeve për TEG dhe QTU si dhe çdo pale të tretë të përfshirë. Raporton tek Drejtori Marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Koordinimi dhe ndjekja e faturimeve për të gjithë qiramarrësit e TEG / QTU.
  • Rakordimi me Departamentitn e Financës në lidhje me të ardhurat dhe kostot e marketingut për TEG dhe QTU.
  • Ndjekja e faturimeve nga palët e treta si TV, Radio dhe kanalet e tjera të komunikimit.
  • Integrimi i qiramarrësve në fushatat e TEG dhe QTU.
  • Hartimi dhe raportimi në format excel i të gjitha kostove të Departamentit Marketing për TEG dhe QTU.
  • Hartimi i kontratave deri në nënshkrim/vulosje me të gjitha palët e perfshira për qendrat tregtare TEG dhe QTU.
  • Ndjekja e të gjitha proçeseve të prokurimeve.
  • Sistemimi dhe arkivimi i të gjithë dokumentacionit financiar të TEG dhe QTU (fizikisht dhe elektronikisht)
  • Arkivimi i materialeve reklameuese të fushatave dhe të PR-it

Kërkesat e pozicionit të punës:


  • Jo më pak se 2 vite në të njëjtin profil ose në profil pune të ngjashëm.
  • Diplomë Bachelor dhe/ ose Diplomë Master në Financë-Kontabilitet dhe/oseAdministrim Biznesi.

  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze (preferohet njohja e gjuhëve të tjera të huaja).
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, sidomos të Excel.


Aftësi/ Zotësi të tjera

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbal dhe të shkruar) / prezantimi.
  • Metodik/e dhe i/e organizuar.
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
  • Menaxhimi i volumeve të mëdha të informacionit.
  • Inteligjencë numerike mesatare.
  • Aftësi të forta analitike dhe logjike.
  • I/E aftë për të kuptuar dokumentacion kompleks lidhur me referencat përkatëse bazuar në argumenta.
  • Ndershmëria dhe integriteti.


Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 31/07/2022 në adresën e e-mail: hr@acrem.al, duke specifikuar ne subject: “Aplikim per Asistent/e Marketingu”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top