• Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Administrative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Lea Business Consulting në emër të klientit tonë kërkon të punësojë:

-Asistent/e Administrative

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Menaxhimi i komunikimit të përditshëm (telefonatave, email-eve);
  • Përgatitja, sistemimi dhe arkivimi i dokumenteve;
  • Koordinimi i takimeve, mbledhjeve dhe kalendarit të menaxhmentit;
  • Përgatitja e raporteve të thjeshta, prezantimeve dhe procesverbaleve;
  • Ndihmë në menaxhimin e faturave, dokumenteve financiare;
  • Përditësimi i databazave, listave të kontakteve dhe informacionit të klientëve;
  • Mirëpritja e klientëve si dhe ofrimi i informacionit të nevojshëm;
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhshmëri të punës.
KËRKESAT E POZICIONIT:
  • Arsim i Mesëm ose i Lartë (preferohet në Administrim Biznesi ose Ekonomi)
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol administrative (avantazh)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhim kohe
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur
  • Qëndrim profesional, etikë pune dhe korrektësi në përmbushjen e detyrave.
Përfitimet:
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi
  • Trajnime të brendshme për rritje të aftësive.
Nëse je gati të ndërtosh karrierën tënde dhe të fitosh njohuri dërgo CV-në në: hr@leaconsulting.al

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply
Back
Top