• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “Erjoni” sh.p.k, në Tiranë kërkon të punësojë : Arkitekt

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

• Të jetë i aftë për krijimin e skemave dhe koncept-ideve në projektimin e objekteve me funksione të ndryshme;
• Analizon projektet që shoqëria do të marrë për zhvillim, duke bërë një raport të detajuar të arkitekturës nisur nga ana funksionale, estetike, zbatueshmëria, etj;
• Sugjeron ndryshime në projektin për zhvillim në përputhje me buxhetin e projektit;
• Koordinon zhvillimin e projektit të arkitekturës me projektin konstruktiv dhe ato të instalimeve;
• Përgjegjës për pregatitjen dhe vizatimet arkitekturore;
• Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
• Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
• Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve dhe materialeve;
• Përgjegjës për vizatimin e detajeve tip;

EDUKIMI:

Të zotërojë diplomë universitare në degën “Arkitekturë”

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

· Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
· Të ketë njohuri të mira të projektimeve kompjuterike si: AutoCad, 3D Max, VRay, Lumion, Photoshop;
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
· Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune të ngjashme;
· Njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh).

"Erjoni"sh.p.k, mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë pagese të kënaqshme.

Adresa: Rruga “Panorama”, pranë shkollës “Harry Fultz”, Tiranë.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@ihb-group.com.al, duke specifikuar në subjekt pozicionin “Arkitekt”.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.

*Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit nr. 9887 "Mbi mbrojtjen e të dhënave personale"
 


Apply
Back
Top