• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Gjikuria shpk" është një kompani prestigjoze në tregun Shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në ate të infrastruktures. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojen, dijen, aftesinë dhe përkushtimin në mënyre që cdo projekt të perfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.

Detyrat
  • Detajon preventivin e objektit, vendos perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Identifikon risqet kryesore ne realizimin e projektit dhe i raporton ato tek Administratori;
  • Mban te gjithe dokumentacionin e nevojshem teknik te objektit (proces verbale/ditarin e punimeve/librezen e masave/etj.);
  • Mban kontakt te vazhdueshem me stafin teknik zbatues ne terren, dhe i pasqyron ndryshimet/kerkesat e projektit ne kohe reale ne dokumentacionin perkates; Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen;
  • Para fillimit te punimeve analizon projektin dhe detajon preventivin, per te bere te mundur kalkulimin e nje kosto paraprake te objektit;
  • Eshte pika e pare e kontaktit me Inxhiniret qe jane ne kantier dhe pervec suportit teknik te nevojshem, perfshihet dhe ne procesin e kontrollit financiar/teknik qe ben nje monitorim konstant te ecurise se projektit;
  • Mban pergjegjesi per detajimin e sakte te preventivit duke perfshire te gjithe zerat e domosdoshem qe do jene pjese e objektit sipas specifikimeve teknike, por duke ruajtur dhe standardet qe aplikon kompania;
  • Ndjek ecurine e punimeve ne kantier, duke ndertuar paralelisht ne Autocad projektin, me ane te cilit ri-konfirmon volumet e punimeve te kryera konform preventivit;
  • Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme per te ndihmuar Inxhinierin ne kantier mbi zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
  • Ne kordinim me strukturat e tjera te kompanise, identifikon materialet, pajisjet dhe makinerit e nevojeshme per realizimin e projektit;
  • Ndjek dhe (raporton ne rast evidentimi te harxhimit jashte normave te materialeve ) mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper; Eshte pergjegjes per pergatitjen e situacioneve mujore faktike dhe atyre progressive;
  • Monitoron koston e projektin duke bere analize kosto per te gjithe produktet dhe sherbimet;
  • Eshte pergjegjes per identifikimin e zerave qe tejkalojne ne cmime dhe sasi preventivin fillestar te ndertuar; Krahasimi i furnizimeve me inventaret fizike mujore, per te evidentuar saktesite e librezave te masave.

  • Kualifikimet
  • Eksperienc pune 1-5 vite;
  • Aftësi mbi çështje të skemave organizative e funksionale të objekteve;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe organizative;
  • Njohje shumë e mirë e Gjuhës Italiane dhe Angleze;
  • Përdorimi i paketës Auto Cad, SketchUp, 3D Max, Microsoft Office, Adobe Photoshop;

Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në e detajuar në Shqip me foto bashkëngjitur në hr@gjikuria.al ose tel 069 708 9391
Vetëm Kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen për interviste .
 


Apply WhatsApp
Back
Top