• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në: ndërtimet detare, infrastrukturë, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të saj, është në kërkim të një: Arkitekt/e ne Tiranë .

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Harton dhe zhvillon projekte arkitekturore sipas kërkesave të projektit
  • Përgatit dhe përditëson vizatimet arkitekturore dhe dokumentacionin teknik
  • Koordinon punën me inxhinierët e zbatimit dhe ekipin e projektit
  • Ndjek zbatimin e projektit në kantier dhe siguron përputhshmërinë me projektin
  • Bashkëpunon në përgatitjen e detajeve arkitekturore dhe zgjidhjeve teknike
  • Raporton mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat e konstatuara
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  • Diplomë universitare në Arkitekturë
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në projekte ndërtimi
  • Njohuri shumë të mira të projekteve arkitekturore dhe dokumentacionit teknik
  • Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe pune në ekip
  • Gatishmëri për të punuar në terren dhe orare të zgjatura
Ofrohet: Pagë shumë e lartë dhe kushte shumë të mira pune

Shënim: Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria.port@vega.al ose ne whatsapp +355698040555 .
 


Apply WhatsApp
Back
Top