• Tirane, ofrohet vend pune Agjent shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Industriale
  3. Marketing
  4. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi i Punës – Agjent Shitjesh (Sektori i Gëlqeres)​


EBInvest, në emër të klientit të saj – një fabrikë moderne prodhimi të gëlqeres me teknologji të avancuar dhe kapacitet të lartë ditor – kërkon një Agjent Shitjesh / Sales Hunter, i cili do të fokusohet kryesisht në gjetjen e klientëve të rinj, zgjerimin e tregjeve, si dhe rritjen e shitjeve të gëlqeres së pjekur dhe të hidratuar në Shqipëri.

Roli kërkon një profesionist energjik, të aftë në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me industri të ndryshme që konsumojnë gëlqere, si: metalurgjia, çeliku, beton dhe konstruksione, industria minerare, furnizimi me ujë/neutralizim, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, etj.

Detyrat Kryesore
  • Identifikimi i klientëve potencialë në vend.
  • Analiza e tregut dhe segmentimi i konsumatorëve sipas industrive.
  • Prezentimi profesional i produkteve të gëlqeres dhe përfitimeve teknike.
  • Negocimi i çmimeve, kushteve të furnizimit dhe kontratave.
  • Hartimi i ofertave teknike dhe komerciale.
  • Monitorimi i tendencave të tregut dhe konkurrencës.
  • Ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues.
  • Raportimi periodik për ecurinë e shitjeve, targetet dhe planin mujor.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në administrim biznesi, marketing, inxhinieri industriale/kimike, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B (preferohet në sektorë industrialë).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
  • Të kuptojë proceset industriale dhe nevojat e klientëve teknikë.
  • Aftësi analitike për të interpretuar të dhënat e shitjeve dhe kërkesën e tregut.
  • Njohja e gjuhës angleze.
  • Leje drejtimi dhe gatishmëri për udhëtime të shpeshta.

Përfitimet​

  • Pakete shperblimi konkurues.
  • Mundësi rritjeje në një kompani në zgjerim të vazhdueshëm.
  • Trajnime teknike dhe komerciale për produktet e gëlqeres.

Procesi i Përzgjedhjes​

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në: info@ebinvest.al
Afati i aplikimit: 15 dhjetor 2025, ora 17:00
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top