Tirane, ofrohet vend pune AGJENT SHITJE / PRE-SALES
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
AGJENT SHITJE / PRE-SALES
Në emër të një kompanie të konsoliduar që operon në fushën e prodhimit dhe tregtimit të verës, pjesë e një grupi të madh biznesi me aktivitet shumëvjeçar në tregun shqiptar dhe ne rajon, jemi në kërkim të një Agjenti Shitje / Pre-Sales për të mbështetur zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të klientëve dhe prezencës së produkteve në treg.
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Në emër të një kompanie të konsoliduar që operon në fushën e prodhimit dhe tregtimit të verës, pjesë e një grupi të madh biznesi me aktivitet shumëvjeçar në tregun shqiptar dhe ne rajon, jemi në kërkim të një Agjenti Shitje / Pre-Sales për të mbështetur zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të klientëve dhe prezencës së produkteve në treg.
Qëllimi i Pozicionit
Agjenti i Shitjes / Pre-Sales është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë, promovimin e produkteve të kantinës së verës në treg, ndjekjen e planit të shitjeve dhe monitorimin e zonës së caktuar për të rritur prezencën dhe performancën e produkteve në treg.Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Ndjek dhe realizon planin mujor të shitjeve sipas objektivave të kompanisë;
- Viziton klientët ekzistues dhe potencialë në zonën e përcaktuar;
- Prezanton produktet e kantinës dhe promovon etiketat/verërat tek klientët;
- Zhvillon marrëdhënie afatgjata me markete, restorante, bare, hotele dhe distributorë;
- Monitoron tregun, konkurrencën dhe lëvizjet e produkteve në zonë;
- Kujdeset për ekspozimin korrekt të produkteve në pikat e shitjes;
- Mbledh porositë dhe ndjek procesin deri në dorëzimin final;
- Raporton periodikisht mbi aktivitetin, shitjet dhe problematikat e evidentuara në terren;
- Identifikon mundësi të reja bashkëpunimi dhe zgjerimi të rrjetit të klientëve;
- Bashkëpunon me ekipin e marketingut për aktivizime, degustime dhe promovime në terren;
- Ndjek pagesat dhe koordinon me klientët për detyrimet financiare sipas procedurave të kompanisë;
- Siguron standard profesional komunikimi dhe përfaqësimi të markës në treg.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Eksperiencë në shitje në terren, preferohet në sektorin FMCG, pijeve ose verës;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
- Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes;
- Aftësi për të menaxhuar zonën dhe klientët në mënyrë të pavarur;
- Njohuri bazë mbi verën dhe produktet e kantinës përbëjnë avantazh;
- Patentë drejtimi Klasi B;
- Njohuri bazë në përdorimin e raportimeve dhe Excel-it;
- Fleksibilitet për lëvizje në terren.
Ofrohet
- Pagë fikse + bonus sipas performancës;
- Mjet pune sipas nevojës së pozicionit;
- Trajnim mbi produktet dhe teknikat e shitjes;
- Mundësi zhvillimi profesional në industrinë FMCG;
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
Menyra e Aplikimit
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Agjent Shitje – Pre Sales »Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp