• Tirane, ofrohet vend pune Administrator i Bazave te te Dhenave dhe Aplikacioneve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozicioni : Administrator i Bazave të të Dhënave dhe Aplikacioneve
Sektori: Operacioneve IT
Departamenti: Departamenti IT
Divizioni: Operacional

Objektivat Parësore

Administratori i bazës së të dhënave (DBA) është përgjejgjës për performancën, integritetin dhe sigurinë e sistemeve Bazë të dhënash (Data Base). Ai/Ajo do të përfshihet në planifikimin dhe zhvillimin e këtyre sistemeve si dhe në zgjidhjen e problemeve të raportuara nga përdoruesit.

Rolet Kyçe & përgjegjësitë


  • Krijon dhe mirëmban të gjithë bazat e të dhënave (Oracle, MS Sqlserver,etc.), të cilat nevojiten për zhvillimin e aplikacioneve, testim apo production.
  • Në bashkëpunim me administratorët e sistemeve kryen planifikimin e kapaciteteve të nevojshme për ekzekutimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të të dhënave.
  • Siguron ekspertize teknike për ekipin e zhvillimit të programeve kompjuterike.
  • Kryen vlerësimin e performancës së sistemeve që administraton dhe ndërhyn apo jep rekomandime që sjellin përmirësime.
  • Implementon dhe ndjek zbatimin e rregullave të sigurisë për gjithë bazat e të dhënave.
  • Siguron perdorimin e aplikacioneve nga përdoruesit si dhe performancën e tyre.
  • Koordinon dhe implementon ndryshimet në bazat e të dhënave, ne perputhje me procedurat e bankës duke siguruar përshtatshmërinë e tyre me standartet dhe vazhdimësinë e aktivitetit të sistemeve që administron.
  • Monitoron sistemet dhe infrastrukurën e lidhur me to, në mënyrë që të sigurojë në mënyrë vazhdueshme perdorimin e tyre.
  • Garanton kryerjen e procedurave backup & restore për gjithë databazat dhe aplikacionet.
  • Përgatit dhe përditëson dokumentacionin teknik perkates.
  • Analizon përputhshmërinë e zgjidhjeve të propozuara me standartet teknike të bankës.
  • Ruan konfidencialitetin e informacionit që ka të drejtë të aksesojë.
  • Dokumenton problemet e databazave / aplikacioneve dhe zgjidhjet e dhëna.

Aftësitë e kërkuara

  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune te lidhur me administrimin e databazave relacionale (Oracle, MS SQL server, etc.)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës së programimit SQL, eksperiencë me PL/SQL, dhe gjuhë të tjera.
  • Njohuri shumë të mra për standardet dhe teknikat e sigurisë së databazave relacionale.
  • Aftësi të përgatisë dhe mirëmbajë dokumentacionin teknik.
  • Të demonstrojë aftësi inovative, kreativitet, mendimi kritik, përgjegjësi në zgjidhjen e problemeve, prirje për ndryshim e përmirësim të vazhdueshëm, duke ndjekur tendencat e zhvillimeve teknologjike.
  • Të demostrojë se punon mirë në ekip.
  • Certifikimet lidhur me databazat përbëjnë avantazh;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 15 Shkurt 2022.
 


Apply
Back
Top