• Tirane, ofrohet vend pune « Menaxher Brendi dhe Marketingu »

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.

Në emër të një kompanie lider që operon prej vitesh në fushën e prodhimit të lëngjeve natyrale dhe pijeve freskuese, në kuadër të zgjerimit të strukturës organizative dhe konsolidimit të markave të saj në treg, po kërkon të punësojë një profesionist të kualifikuar për pozicionin:

Menaxher Brendi dhe Marketingu

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Bashkëpunon ngushtë me klientët vendas dhe konkurrentët për të zhvilluar dhe implementuar një strategji të qartë për rritjen e biznesit.
  • Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e planit të marketingut për të gjitha markat në portofol, duke siguruar cilësi, koherencë dhe performancë të lartë në ekzekutim.
  • Harton dhe ndjek një kalendar vjetor marketingu, duke koordinuar fushatat, aktivitetet dhe partneritetet në përputhje me objektivat komerciale.
  • Zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit, duke promovuar markat në mënyrë të targetuar nëpërmjet kanaleve tradicionale dhe digjitale.
  • Krijon platforma lokale të komunikimit, në përputhje me pozicionimin e brendshëm të markave dhe pritshmëritë e konsumatorëve.
  • Kryen analiza të shitjeve dhe të tregut, për të ofruar një pasqyrë të qartë të performancës aktuale dhe për të identifikuar mundësi të reja për rritje.
  • Kupton thellësisht sjelljen dhe nevojat e konsumatorit, si dhe zhvillimet në treg, duke ndihmuar në përcaktimin e prioriteteve strategjike të biznesit.
  • Propozon zhvillime të reja në portofolin e markave, për të përmirësuar strukturën e tyre dhe për të maksimizuar rentabilitetin afatgjatë dhe qëndrueshmërinë në treg.

Aftësitë dhe Kualifikimet e Kërkuara:
  • Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose Administrim Biznesi.
  • Minimumi 4 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në fushën e marketingut.
  • Së paku 2 vite eksperiencë në industrinë e FMCG, preferohet në kompani të prodhimit të pijeve/lëngjeve.
  • Aftësi të forta strategjike, me fokus në rritjen e brendit dhe partneritete tregtare.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale, si me ekipin e brendshëm ashtu edhe me partnerë të jashtëm.
  • I aftë të punojë në grup dhe të udhëheqë iniciativa të integruara marketingu.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (Italishtja përbën avantazh).
  • Njohje shumë të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.

Kjo është një mundësi unike për t’u bërë pjesë e një ekipi lider në industrinë e pijeve në Shqipëri, me perspektivë të qartë zhvillimi dhe ndikimi në ndërtimin e brendeve afatgjata.

Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher Brendi dhe Marketingu »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top