• Tirane, ofrohet vend Merchandiser

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hostes | Prezantuese | PR
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit por me një eksperience të gjatë në distribucion, pjesë e DVG Group kërkon të punësojë:
Merchandiser,
është personi brenda departamentit të shitjes që ndihmon në njohjen e markës dhe rritjen e besnikërisë ndaj saj duke u siguruar që prezenca e dhe prezantimi i produkteve të bëhet sipas politikave te Brand dhe produkti të jetë gjithmonë i disponueshëm. Eshtë përgjegjëse për aktivitetet e promovimit të shitjeve brenda pikave të shitjes, për të ndihmuar në rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e përvojës së klientëve. Mendon në mënyrë kreative për të gjeneruar mundësi të reja prezantimi për të angazhuar sa më shumë blerës.

Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Nëse jeni të apasionuar pas shitjeve dhe keni aftësi të shkëlqyera ndërveprimi me klientët, kjo është mundësia ideale për ju!

Detyrat​

  • Organizimi i produkteve në raftet e dyqaneve për të siguruar një paraqitje tërheqëse me qëllimin për të përmirësuar performancën e shitjes
  • Sigurohet që produktet janë të vendosura sipas udhëzimeve të markës.
  • Mbikqyr vendosjen e materialeve promovuese (posterë, broshura,çmime etj) që të jenë në pozicione strategjike dhe të mirëmbajtura.
  • Ndjekja e niveleve të stokut dhe datave të skadencës.
  • Promovim i produkteve ne pikat e shitjes sipas kalendarit të departamentit të Marketingut.
  • Ndërveprim me klientët për të prezantuar produktin dhe marrë vlerësimin e tyre.
  • Krijon raporte të thjeshta me të dhënat e shitjeve dhe vlerësimet e klienteve të realizuara gjatë periudhës së promovimit.
  • Sugjeron veprime për përmirësimin e treguesve nga vlerësimet e mbledhura nga komunikimi me klientët dhe rezultatet ditore ose javore.
  • Detyra të tjera sipas nevojës, gjithmonë brenda profilit të punës.

Kualifikimet​

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Përvoja e mëparshme si merchandiser është një avantazh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të organizuar punën me efikasitet.
  • Njohuri bazë në merchandising dhe paraqitjen e produkteve.
  • Aftësi për të zgjidhur problemet dhe për të menaxhuar situata të papritura.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: Hr@Dimal.com ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0692037422.
 


Apply WhatsApp
Back
Top