• Tirane, ofrohet Trajnim ne Menaxhim Biznesi


Trajnim ne MENAXHIM BIZNESI.

Kjo do të jetë tema e workshopit që do të mbahet nga Prof.asoc.dr. Gentiana SKURA më 25 Prill në Mondial Hotel Tirana.

Në shekullin e XXI përkufizimi i reklamës nuk është i plotë. Shumë specialistë e konsiderojnë reklamën si pjesë e marketingut të përgjithshëm, së bashku me promovimin, krijimin e markave, marketingun e folur dhe marrëdhëniet publike.

Natyrisht që reklamimi i shërben funksionit të marketingut, duke ndihmuar kompanitë që të shesin produktet apo shërbimet e tyre. Por, po ashtu reklama është edhe edukative. Përmes reklamës njerëzit mësojnë rreth produkteve apo shërbimeve të reja, si dhe për përmirësimet tek ato ekzistueset. Së treti, reklamimi luan një rol ekonomik. Mundësia e reklamimit bën që në arenën e biznesit të hyjnë edhe konkurrentë të rinj. Si rrjedhojë konkurrenca nxit përmirësime të produktit dhe mund të çojë në uljen e çmimeve. Po ashtu reklamat mund të arrijnë tek një audiencë masive duke reduktuar në një masë të madhe koston e shitjes apo shpërndarjen individuale. Së fundmi, reklama përmbush një mision social të përcaktuar. Duke pasqyruar fuqishëm mundësitë materiale dhe kulturore të pranishme në shoqërinë e iniciativës së lirë, reklamuesit ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe të standarteve të jetesës.

Çdo ditë e më shumë konsumatorët po bombardohen me reklama dhe reklamuesit janë vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja për të rënë në sy. Shumë kompani e kanë kuptuar se audienca e mediave tradicionale po vjen në rënie dhe reklama në radio dhe TV po bëhet më pak efikase, kësisoj ato po u drejtohen reklamave jotradicionale. Reklamuesit po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për koston dhe po bazohen tek teknikat e lira.
Ky workshop do bazohet në historinë, strukturën, funksionimin dhe efektet sociale të sipërmarrjes përherë e në ndryshim të reklamimit, ndërkohë që ai vetë i përshtatet rrjedhojave të epokës dixhitale.

Ceshtjet qe do trajtohen do jene:

1. Perkufizimi i reklames dhe klasifikimi i saj.
2. Shpjegimi si eshte zhvilluar reklama ne bote dhe ne Shqiperi.
3. Njohja e ndikimit te internetit ne reklamim.
4. diskutim mbi elementet e nje fushe reklamimi.

Të gjithë të interesuarit mund të bejnë rezervimin duke kontaktuar në numrat tanë të telefonit ose duke u paraqitur pranë zyrave tona.
Në fund të workshop-it të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Orari:
Pjesa e parë: 16:30-18:00
Pushimi 18:00-18:15
Pjesa e dytë: 18:15-19:45

Adresa:Qendra e Biznesit "Karl Topia" kati i dytë (pranë rrethrrotullimit të zogut të zi) Tiranë-Shqiperi.
Cel:+355 6972 27 720
web: www.atc-edu.al www.facebook.com/IPATC.AL

e-mail: institutiatc@gmail.com
Ju mirpresim!
 


Contact WhatsApp
Back
Top