• Tirane, ofrohet Program Praktike ne Union Bank

Tirane
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Program Praktike në Union Bank

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar, me aksioner kryesor Unionin Financiar Tiranë (UFT). Që prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron për të gjithë klientët e saj zgjidhje financiare nëpërmjet një game të gjerë produktesh, paketash të dedikuara dhe shërbimesh bankare për individët, bizneset e vogla dhe të mesme si dhe korporata, duke pasur në fokus aplikimin e proceseve operacionale sa më efiçente në funksion të një shërbimi të shpejtë dhe cilësor për klientët.

Banka ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Union Bank është e angazhuar për t’iu dhënë mundësinë te gjithë studentëve të cilët shprehin interesin e tyre për të njohur nga afër me strukturat bazë dhe organizimin e punës në një institucion bankar. Ne vlerësojmë ambicien dhe vullnetin e të rinjve duke iu ofruar transmetimin e përvojës nga punonjësit tanë. Në Union Bank i japim rëndësi korrektësisë dhe përkushtimit të studentëve gjatë programit të praktikës, duke vlerësuar çdo mundësi për krijimin e një marrëdhënieje punësimi afatgjatë.

*Kohezgjatja e programit eshte maksimumi 3 muaj, me frekuentim cdo dite, ne orarin 09:00-13:00 ose 13:00 – 16:00

Kjo është një mundësi e shkëlqyer gjithashtu për t'u bërë pjesë e Union bank. Duke shfaqur motivim, përkushtim dhe sens të lartë të adaptimit ju mund të jeni nje kandidat potencial për të përmbushur nevojat vakante të bankës, duke vlerësuar çdo mundësi pas programit për krijimin e një marrëdhënieje punësimi afatgjatë.

Studentët që janë të interesuar për të ndjekur këtë program, duhet të dërgojnë në adresën humanresources@unionbank.al, dokumentat e mëposhtëm deri ne datën 17 Tetor 2025.
  • Curriculum Vitae
  • Vërtetim studenti dhe Listë notash
  • Kopje e skanuar e ID
Në fund të programit do të përfitoni nje vërtetim dhe çertifikatë pjesmarrje të praktikës. Kjo do të pasurojë rezymenë tuaj dhe do t'ju ndihmojë të arrini aspiratën tuaj të ardhshme profesionale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top