Tirane, ofrohen vende pune Teknik të Lojërave të Fatit (Slot Technician)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT Teknike | Kompjutera
- Teknik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Teknik i Lojërave të Fatit (Slot Technician)
Infinity Investment Group është një nga kompanitë lider në sektorin e mikpritjes dhe argëtimit në Shqipëri, që operon kazino të integruara në hotele me 5 yje.Jemi në kërkim të 2 Teknikëve të Lojërave të Fatit (Slot Technician), të cilët do të jenë përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe funksionimin optimal të pajisjeve elektronike të lojërave, duke garantuar një eksperiencë cilësore dhe të pandërprerë për klientët.
Përgjegjësitë kryesore
- Kryerja e mirëmbajtjes dhe kontrolleve periodike të makinave të lojërave të fatit, pajisjeve elektronike, ekraneve dhe sistemeve të lidhura me to.
- Sigurimi i funksionimit optimal të makinave Slot, duke përfshirë kontrollet teknike, rimbushjen me bileta dhe raportimin e problematikave.
- Mbikëqyrja e proceseve teknike dhe bashkëpunimi me departamentet përkatëse të kazinosë.
- Ofrimi i shërbimit teknik për pajisjet dhe sistemet e tjera elektronike të ambienteve të kazinosë.
- Mbajtja e raporteve dhe dokumentacionit për kontrollet dhe ndërhyrjet teknike.
- Respektimi i procedurave të brendshme, standardeve të sigurisë dhe konfidencialitetit të informacionit.
Kualifikimet
- Diplomë në Elektronikë, Elektroteknikë, Teknologji Informacioni ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë në mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike ose sistemeve teknike përbën avantazh.
- Njohuri bazë mbi komponentët elektronikë, hardware dhe sistemet teknike.
- Aftësi të mira në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Gatishmëri për të punuar me turne.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimesh.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të punuar me teknologji moderne në industrinë e gaming-ut.
Aplikimi
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të Infinity Investment Group, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në [B]hr@infinityinvestment.al[/B] ose të na kontaktoni në +355 69 40 89 112.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Apply WhatsApp