• Tirane, ofrohen vende pune Teknik për elektroshtëpiake

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim | Reparime
Gjuha
  1. Gjuha?
  2. anglisht
  3. italisht
  4. gjermanisht
  5. frengjisht
  6. spanjisht
  7. arabisht
  8. bullgarisht
  9. cekisht
  10. daneze
  11. estonesze
  12. finlandeze
  13. greqisht
  14. hollandisht
  15. hungarisht
  16. indisht
  17. japonisht
  18. kineze / mandarin
  19. koreane
  20. kroatisht
  21. malaizisht
  22. maqedonisht
  23. norvegjisht
  24. polonisht
  25. portugalisht
  26. rumanisht
  27. rusisht
  28. serbisht
  29. suedisht
  30. turqisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Subjekti: ProZONË shpk
Adresa: Rruga "Mikel Maruli", Komp. “Jora Palushi” TIRANË
Telefon: +355672040997
E-MAIL: info@prozone.al

Shoqëria ProZONË shpk ushtron aktivitetin e saj prej vitit 2017. Aktiviteti jonë kryesor është asistenca teknike dhe shërbimet e paisjeve elektronike dhe atyre elektroshtëpiake. Për stafin teknik, aktualisht kemi të lirë pozicionin e mëposhtëm për të cilin ofrojme punë me kohë të plotë:

Teknik për shërbime dhe riparimin e paisjeve elektroshtëpiake

Si pjesë e ekipit tonë, ne ofrojmë:

  1. Ambjent pune profesional dhe mikpritës për të gjithë ata që na bashkohen.
  2. Kontratë punësimi afatgjatë, në përputhje të plotë me Kodin e Punës në RSH.
  3. Pagesë të përshtatur me tregun e punës në këtë fushë dhe stimuluese në bazë të njohurive teknike dhe experiencës profesionale.
  4. Garantimin e të gjitha të drejtave dhe përfitimeve për punëmarrësit në shoqëri sipas legjislacionit shqiptar.
  5. Mundësi shumë të mira për rritje të nivelit teknik dhe çertifikime të mëtejshme profesionale duke patur parasysh bashkëpunimin tonë afatgjatë tashmë dhe aksesin e drejtpërdrejtë tek disa prej prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve elektroshtëpiake në botë.
Përgjegjësitë kryesore:
  • Kryerja e konstatimeve dhe riparimeve të shërbimeve të kërkuara në ambjentet e kompanisë dhe adresat e klientëve brënda dhe rrethina të qytetit të Tiranës.
  • Riparimi në kohë i pajisjeve dhe raportimi i tyre
  • Dokumentimi në mënyrë të saktë i riparimeve të përfunduara
  • Raporton çdo problematikë apo pengesë që haset gjatë punës.
  • Zbaton me përpikmëri rregullat e sigurisë teknike gjatë punës me pajisjet elektrike.
Kualifikime dhe kërkesa të përgjithshme:
  • Preferohet arsimimi profesional dhe/ose eksperienca e mëparshme
  • Aftësi të mira organizimi, planifikimi dhe komunikimi.
  • I aftë të përshtatet dhe të punojë në grup
  • Leje drejtimi për automjet pune
Të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrin +355672040997 për pyetje që mund të keni lidhur me këtë njoftim ose mund të dërgoni CV tuaj ne info@prozone.al.
Ky pozicion pune do të plotësohet brënda datës 01 Shtator 2025.
Ju mirëpresim!
 


Apply WhatsApp
Back
Top