• Tirane, ofrohen vende pune Specialist i Burimeve Njerëzore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialist i Burimeve Njerëzore


Qëllimi i punës:
HR Specialist, është përgjegjës për identifikimin e nevojave për trajnim, organizimin e programeve të zhvillimit profesional dhe menaxhimin e proceseve të vlerësimit të performancës së punonjësve, me qëllim rritjen e efektivitetit organizativ dhe zhvillimin e vazhdueshëm të stafit.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim në bashkëpunim me menaxherët e departamenteve
  • Harton dhe ndjek planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit të stafit
  • Organizon dhe koordinon trajnime të brendshme dhe të jashtme
  • Suporton procesin e onboarding-ut të punonjësve të rinj
  • Administron dhe ndjek procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve
  • Koordinon ciklet e performancës dhe siguron respektimin e afateve
  • Përgatit raporte mbi trajnimin, performancën dhe zhvillimin e punonjësve
  • Mbështet procese HR si rekrutimi dhe administrimi i të dhënave të punonjësve
  • Siguron administrim korrekt dhe konfidencial të dokumentacionit
Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Psikologji, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në HR. Njohuri mbi sistemet e vlerësimit të performancës dhe KPI.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi analitike dhe organizative.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office dhe sistemeve HR.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Aftësi Personale:

  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale.
  • Mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Diskrecion dhe etikë profesionale.
  • Orientim drejt rezultateve dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht.
Ofrohet:

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Trajnime profesionale të vazhdueshme.
  • Paketë konkurruese page dhe benefitesh.


Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 15/06/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:


“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online duapune.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.



Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top