• Tirane, ofrohen vende pune Promotore & Merchandiser

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Marketing
  3. Marketing Social Media | ADS | SEO
Eksperienca
me dhe pa eksperience
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP sh.p.k, një nga kompanitë lider në import dhe distribucion në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, kërkon dy Promotore & Merchandiser (F) energjike dhe profesionale për të përfaqësuar markat e kompanisë në terren.

Kandidatët e suksesshëm do të sigurojnë ekspozim optimal të produkteve, promovim të tyre dhe komunikim pozitiv me klientët, duke mbështetur objektivat e marketingut dhe shitjeve.

Detyrat kryesore:
  • Promovon dhe prezanton produktet tek klientët, duke komunikuar veçoritë dhe përfitimet e tyre.
  • Siguron ekspozimin e duhur të produkteve sipas standardeve të brandeve.
  • Vendos dhe mirëmban materialet promocionale dhe elementet e brandimit.
  • Monitoron stokun dhe raporton mbi ecurinë e aktiviteteve dhe reagimet e konsumatorëve.
  • Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për fushata dhe evente.
  • Përfaqëson me profesionalizëm imazhin dhe vlerat e kompanisë.
Kualifikimet:
  • CV me foto e bashkëngjitur
  • Arsim i mesëm ose i lartë (Marketing, Ekonomi, Menaxhim ose të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme në FMCG / Merchandising / Promovim.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë në terren.
  • Të zotërojë patentë të kategorisë B
Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: hr@eurolabinternacional.com me subjekt: Aplikim – Promotore & Merchandiser ose mund te kontaktoni:
Nr. tel: 0688547695


Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e përfaqësimit të markave më të njohura në treg!
1760958003249.jpeg
 


Apply WhatsApp
Back
Top