• Tirane, oferte IT-Programim Kurs kodimi 1 mujor për fëmijët 10-15 vjeç në Scratch i përshpejtuar

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. IT-Programim
Kurs kodimi për fëmijët 10-15 vjeçarët në Scratch i përshpejtuar

Kodimi është një nga aftësitë më të rëndësishme për fëmijët në ditët e sotme. Përpos rritjes së opsioneve të karrierës së tyre më vonë, të mësosh kodimin tani mund të të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit dhe nxitjen e krijimtarisë. Kodimi është shumë argëtues, por duhet të dish nga të fillosh. Prandaj Scratch, është gjuha e parë e programimit që duhet të mësohet për moshën 10-15 vjeçare por edhe më herët. Scratch i përshpejtuar për 10-15 vjeçarët është një kurs intensiv i programit Scratch (kodim me anë të blloqeve). Zhvillohet individualisht ose në grup, fizik ose online 2 herë në javë dhe zgjat 1 muaj. Scratch është një gjuhë programi e zhvilluar nga MIT (Instituti i Teknologjisë i Massachusetts) dhe përdoret nga nxënësit, kërkuesit dhe mësuesit për të krijuar animacione, lojëra, histori interaktive, etj. I nxit të mendojnë në mënyrë krijuese, të arsyetojnë në menyrë sistematike dhe të punojnë së bashku. Mund të përdoret për një gamë të gjerë për qëllime konstruksioniste të cilat bazohen në idenë që nxënësit duhet ta ndërtojnë vetë njohurinë e tyre se sa të përvetësojnë në mënyrë pasive informacionin, si psh në ato edukuese dhe argëtuese që nga projektet e matematikës, shkencës ku përfshihen simulimet dhe eksperimentet vizuale, regjistrimi i leksioneve me prezantime të animuara deri të historitë e animuara të shkencave sociale dhe arti interaktiv dhe muzika. Kursi zhvillohet 50 m mbi Shkollën e Baletit, në rrugën "Mihal Grameno",te Market Viva me të gjitha kushtet komode dhe teknologjinë më të fundit. Mund të përshtatet orari sipas disponueshmërisë suaj. Në kurs do të përdoren praktika inovative më të fundit, për përgatitje maksimale.#creative #scratch #training #courses #scienceprojects #mathprojects v#artprojects #musicprojects #costumography #games #sports

Me respekt,

Inst. Orkida Muça

Të interesuarit të kontaktojnë në: 0692240603 ose të dërgojnë email në orkida.muca@gmail.com.

Adresa: 50 m mbi Shkollën e Baletit, në rrugën "Mihal Grameno", te Market Viva, Tiranë.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Orkida Muça
ICT Instructor/Trainer

ADAPT Pro-Creative Professional Courses & Training
50 m mbi Shkollën e Baletit
Rruga "Mihal Grameno"te Market Viva

Tirana/Albania
Mob: +355 69 22 40 603
Email: orkida.muca@gmail.com


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
 


Contact WhatsApp
Back
Top