• Tirane, oferte City-tour | Vizita qytetesh VITI I RI ne ROME - VATIKAN - TIVOLI 3 Ditë (2 Netë) Nisje 23 Dhjetor / 24 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar / 3 Janar

Tirane
per ku? Shteti
Itali
Tipi
City-tour | Vizita qytetesh
Cmimi Euro
399
VITI I RI ne ROME - VATIKAN - TIVOLI 3 Ditë (2 Netë) Nisje 23 Dhjetor / 24 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar / 3 Janar

VIZITOJMË
Roma e Lashtë
Roma e Shenjtë


KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTM


DHJETOR 2024

Nisje 23 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 23 dhjetor 06:15 nga Tirana (mberritja ne 08:00 ne Rome) – Kthimi 25 dhjetor 23:50 nga Roma (mberritja 01:20 ne Tirane)
Nisje 24 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 24 dhjetor 06:15 nga Tirana (mberritja ne 08:00 ne Rome) – Kthimi 26 dhjetor 23:50 nga Roma (mberritja 01:20 ne Tirane)

Nisje 31 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 449€
Oraret e Fluturimit: Nisja 31 dhjetor 06:15 nga Tirana (mberritja ne 08:00 ne Rome) – Kthimi 2 janar 23:50 nga Roma (mberritja 01:20 ne Tirane)


JANAR 2025
Nisje 2 Janar — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 2 Janar 06:15 nga Tirana (mberritja ne 08:00 ne Rome) – Kthimi 4 janar 23:50 nga Roma (mberritja 01:20 ne Tirane)

Nisje 3 Janar — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 3 Janar 06:15 nga Tirana (mberritja ne 08:00 ne Rome) – Kthimi 5 janar 23:50 nga Roma (mberritja 01:20 ne Tirane)


HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Romë për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR​

DITA 1 : Roma e Shenjtë

5-1-300x200.jpg


Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Fluturimi direkt Tiranë – Romë (1 orë : 20 minuta)

Pas mbërritjes në Romë do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë.

Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës.
Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës.
Akomodimi në hotel. Fjetia në Romë.

Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Romës, nën magjinë e spektaklit të dritave.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

DITA 2: Roma e Lashtë

14-300x170.jpg

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë.

Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.



DITA 3: Tivoli dhe Shopping në Romë

20210302151738-villa-deste-tivoli-lazio-gettyimages-171336864-1-1024x685-1-300x201.webp

Mengjesi ne hotel.
Pas mëngjesit do të nisemi drejt Tivolit, një qytet i vogël dhe piktoresk afër Romës, është i njohur për historinë e tij të pasur dhe vilat madhështore. I rrethuar nga male dhe me pamje mahnitëse.
Ndër vendet më të famshme është Villa d’Este, e njohur për kopshtet e saj të bukura dhe shatërvanët e mrekullueshëm. (Hyrja me pagesë extra/opsionale)
Pas vizitës në Tivoli transferta në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Roma Village, per shopping.
Pas shopping nisemi për në aeroportin e Romës.
Pas procedurave doganore, nisja nga Roma me fluturimi direkt Romë – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Në çmim përfshihet​

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Romë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Romë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.

Në çmim nuk përfshihet​

1) Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
2) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
3) Taksat e qytetit (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shenime:​

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit
 


Contact WhatsApp
Back
Top