You are using an out of date browser. It may not display this or other websites correctly.
You should upgrade or use an
alternative browser.
Tirane, Mundësi Punësimi | Përfaqësues Mjekësor
-
Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
-
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
- Farmaceutik
- Infermieri
- Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
- Mjekesi
- Eksperienca
-
me dhe pa eksperience
Ofrohet Punesim
Jeni energjik, komunikues dhe dëshironi të ndërtoni një karrierë në industrinë farmaceutike? Bashkohuni me ekipin tonë!
Pozicioni:
Përfaqësues Mjekësor (Medical Representative)
Detyrat kryesore:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve farmaceutike te mjekët, farmacitë dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët.
- Planifikimi dhe realizimi i vizitave sipas zonës së caktuar.
- Raportimi periodik i aktiviteteve dhe rezultateve të punës.
- Arritja e objektivave të shitjes dhe promovimit.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare, preferohet në Shkenca Mjekësore, Farmaci, Biologji ose fusha të ngjashme.
- Përvoja si Medical Representative përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Njohuri të paketës Microsoft Office.
- Patentë drejtimi, kategoria B.
- Gatishmëri për udhëtime brenda territorit të Shqipërisë.
Ne ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese dhe sistem bonusi bazuar në performancë.
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Nëse mendoni se i plotësoni kriteret, dërgoni CV-në tuaj në adresën tonë të email-it ose kontaktoni ne numrin tone te whatsappit +355696995015.