Tirane, kerkohet Teknik Mirembajtje
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Mekanik & ndihmes
- Teknik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Tekniku i Mirëmbajtjes është përgjegjës për mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të makinerive dhe pajisjeve të prodhimit, duke siguruar funksionimin e tyre të vazhdueshëm dhe minimizimin e ndërprerjeve në procesin e prodhimit.

Apliko ketu!
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kryen mirëmbajtjen parandaluese dhe riparimin e makinerive dhe pajisjeve të prodhimit.
- Diagnostikon dhe zgjidh defektet me natyrë elektrike dhe mekanike.
- Monitoron funksionimin e linjave të prodhimit dhe ndërhyn në rast avarish.
- Kryen kontrolle periodike për të parandaluar defektet dhe për të rritur jetëgjatësinë e pajisjeve.
- Zëvendëson komponentët e dëmtuar dhe kryen rregullimet e nevojshme teknike.
- Mban evidencë për ndërhyrjet dhe mirëmbajtjet e kryera.
- Bashkëpunon me departamentin e prodhimit për të minimizuar kohën e ndalimit të makinerive.
- Respekton procedurat e sigurisë teknike dhe rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë.
Kualifikimet
- Diplomë në profil teknik (Elektromekanikë, Elektroteknikë, Mekanikë ose degë të ngjashme).
- Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje industriale përbën avantazh.
- Njohuri të mira në sisteme elektrike dhe mekanike.
- Aftësi në përdorimin e veglave dhe pajisjeve të mirëmbajtjes.
- Njohuri bazë në leximin e skemave elektrike dhe mekanike përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira diagnostikuese dhe zgjidhje problemesh.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për ndërhyrje teknike sipas nevojës.
- Organizim i mirë dhe menaxhim i kohës.
Ofrohet
- Kontratë e rregullt pune.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
Apliko ketu!
Apply WhatsApp