• Tirane, kerkohet Supervizor Rajonal Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
GALAXY shpk eshte nje kompani distribucioni (produkte farmaceutike) qe zhvillon aktivitetin e saj ne Shqiperi.
Per nevoja te saj te zhvillimit po kerkon Manaxher Rajonal te Shitjeve per qytetet e Tiranes, Shkodres dhe Vlores.

Pershkrimi i punes:
  1. Promovim dhe manaxhimi i ciklit te shitjeve per produktet farmaceutike apo per produktet OTP te kompanise tek kanalet e ndryshme te shitjes se kompanise.
  2. Siguron prezence te plote ne farmacite dhe pikat kryesore te interesit te kompanise.
  3. Personi pergjegjes per suksesin e ekspozimit, pozicionimit dhe sigurimit te nje prezence te shkelqyer dhe diferencuese ne pikat e ndryshme te interezit ne zonen ne pergjegjjsi.
  4. Propozon, negocion kanale te reja shperndarjeje per produktet e kompanise si dhe miremban kanalet ekzistuese te shperndarjes.
  5. MIrembajtja e marredhenieve me klientet ekzistues, identifikimi I klienteve te rinj dhe vendosja e kontakteve me ta.
  6. Nderton, implementon dhe miremban nje grafik te detajuar levizjeje te agjenteve duke u fokusuar ne zbatimin rigoroz te tij.
  7. Ndjek zbatimin e te gjitha kontratave me klientet aktuale dhe ata potenciale ne te ardhmen.
  8. Sigurohet qe ekipi ne varesi te jete ne fryme dhe motivimin e kerkuar nga kompania.
  9. Bashkepunon ngushtesisht me te gjitha departamentet e tjera te kompanise mbi baza profesionale dhe respekti te ndersjellte.
  10. Ndihmon dhe garanton qe politikat e cmimeve te kompanise te implementohen ne terren.
  11. Ndjek dhe kontrollon pagesat dhe detyrimet e te gjithe klienteve te zones ne varesi.
  12. Propozon bonuse shtese per agjente apo kliente qe jane potencial apo kontribues te vecante ne suksesin e kompanise.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë Universitare; (Degët e Shkencave Mjekësore/Natyrore janë të preferueshme, por jo KUSHT)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri dhe eksperiencë pune në fushën e marketingut farmaceutik; (përbën avantazh)
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (kryesisht Word-Excel);
  • Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.
Kontakt : hr@galaxy.al
 


Apply
Back
Top