• Tirane, kerkohet Specialista in Assicurazione Qualità (Junior)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Lea Business Consulting, në emër të klientit Bene Assicurazioni Tirana Branch kërkon të punësojë:

- Specialista in Assicurazione Qualità (Junior)


Përshkrimi i rolit:


Kandidati do të ketë për detyrë të verifikojë aplikacionet software për të siguruar që ndryshimet e realizuara nga ekipi i zhvillimit përputhen me specifikimet e përcaktuara dhe të komunikuara. Gjithashtu, kandidati do të identifikojë gabime funksionale dhe do të verifikojë ato të raportuara nga përdoruesit e aplikacioneve.
Roli kërkon aftësi analitike, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve, pasi kandidati duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe kuptojë analizat funksionale dhe kërkesat e përcaktuara për ekipin e zhvillimit, me qëllim testimin korrekt të zbatimit të tyre.


Përgjegjësitë kryesore:

● Verifikimi i funksionalitetit të aplikacioneve software
● Identifikimi i gabimeve në funksionimin e aplikacioneve software
● Raportimi i ndryshimeve/gabimeve dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse
● Zbatimi i standardeve të cilësisë dhe dokumentimi i proceseve


Kërkesat:

GJUHË ITALIANE – NIVEL B2
● Njohuri bazë në IT (sisteme operative, logjikë teknike)
● Njohuri në Excel, SQL, JAVA dhe analiza të të dhënave
● Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
● Organizim dhe menaxhim i mirë i informacionit
● Aftësi shumë të mira komunikimi
● Njohuri mbi procedurat e sektorit të sigurimeve – e vlerësuar

Çfarë ofrojmë:

● Trajnim i strukturuar për rolin e Quality Assurance, me mundësi zhvillimi edhe jashtë vendit
● Paga baze + bonus performance
● Punë në zyrë (in-person)
● Orari: 09:00 – 18:00 (1 orë pushim), nga e Hëna në të Premte
● Ambient pune modern dhe bashkëpunues



Nëse je gati të ndërtosh karrierën tënde dhe të fitosh njohuri dërgo CV-në në: hr@leaconsulting.al

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply
Back
Top