Tirane, kerkohet Specialist Workout
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar për t’iu bashkuar skuadrës së Departamentit të Rekuperimeve të Kredive të Biznesit në pozicionin:
Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti Workout do të menaxhojë në mënyrë efektive dhe efiçente Portofolin e Biznesit Work Out nën menaxhim, me synim maksimizimin e rekuperimeve për bankën nëpërmjet:
- Dhënies së zgjidhjeve të tjera përvec alternativave gjyqësore të ekspozimeve ekzistuese duke patur parasysh politikat e bankës në fuqi, veprimet e bankës dhe objektivat vjetore;
- Identifikimit të sinjaleve alarmuese, monitorimit nga afër të marrëdhënieve me klientin në mënyrë që të mbajë një status të kënaqshëm dhe strategjinë me efektive të rekuperimit për t’u ndjekur; Ruajtjes së kontakteve direkte dhe bashkëpunimit me kolegë të tjerë në Departamente
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon të gjitha proceset që kanë lidhje me portofolin Work Out nën menaxhim;
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme të gjitha kurset e veprimit të ndërmarra nga zyrat përmbarimore përsa i takon urdhrave të ekzekutimit;
- Menaxhon të gjitha kostot që i takojnë faturave të lëshuara nga zyrat përmbarimore në lidhje me portofolin e tij të klientëve;
- Ruan kontakte të vazhdueshme me klientët e portofolit nën menaxhim;
- Vepron në përputhje me politikat dhe procedurat e bankës në fuqi;
- Investigon, analizon dhe vlerëson performancën financiare të portofolit të klientëve të bisnesit;
- Analizon në mënyrë proaktive dhe në tërësi paketën e kolateraleve dhe garancive të portofolit te bisnesit;
- Propozon alternativa të rekuperimeve që do të maksimizonin fitimet për bankën dhe menaxhon në mënyrën e duhur implementimin e cdo strategjie të miratuar për çdo klient;
- Ndërvepron me të gjithë kolegët e departamenteve të bankës në mbështetje të hapave të ndjekur për menaxhimin e portofolit work out;
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në degën e Financës;
- 5-7 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme nga të cilat 3 vite në Banking-un e Korporatave;
- Njohuri të strukturave të kompanisë, operacioneve dhe pasqyrave financiare;
- Njohuri të mira të paketës së kolateraleve/garancive dhe problematikave ligjore që mund të lidhen me to gjatë procesit të ekzekutimit të detyruar;
- Aftesi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi shumë të mira analitike;
- Njohuri të shkëlqyera shkruese dhe verbale të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft (Word, Excel, Power Point);
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 20 gusht 2021 në këtë link
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Apply WhatsApp