• Tirane, kerkohet Specialist Thesari

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Specialist Thesari
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për ndjekjen e marrëdhënies me bankat: pagesa dhe dokumentimin e tyre sipas procedurave. Ky rol është suport në ndjekjen e kredive bankare dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave të huas. Ndjekjen dhe monitorimin e marrëdhënieve të kleringut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Përgatitja e raporteve ditore mbi gjendjen gjendjen dhe lëvizjen e fondeve në banka/arkë;​
  • Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa, në përputhje me planin e aprovuar të pagesave;​
  • Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabilitet;​
  • Kontrolli i saktësisë së regjistrimit të veprimeve financiare me bankat;​
  • Përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesa, sipas procedurave të kompanisë si dhe finalizimi i pagesave në bankë;​
  • Assistim në marrjen e kredive të reja, analiza dhe dokumentimi;​
  • Ndjekja e raporteve të ecurisë së projekteve, për huat e mara;​
  • Përgatitja e raporteve periodike Kredi & Kolateral, kontabilizimi i kredisë afat gjatë- afat shkurtër;​
  • Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mirëadministrimin e llogarive bankare të kompanisë;​
  • Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin efikas të fondeve;​
  • Përgatitja mujore e Cash Flow-it të shoqërisë;​
  • Monitorimi i raporteve të kleringut për shoqërinë dhe kompanitë partnere;​
  • Ndjekje dhe protokollimi i të gjitha kontratave me palët e treta​

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.

Kualifikime të tjera:​
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;​
  • Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Financa 5, etj.);​
  • Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit;​
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me palë të brendshme dhe të jashtme;​
  • Të demonstrojë aftësi të shkëlqyera analitike dhe saktësi në kryerjen e detyrave;​
  • Të jetë i/e motivuar dhe i/e aftë për të punuar në mënyrë të pavarur;​
  • Të jetë i/e orientuar nga detajet dhe të ketë shkallë të lartë saktësie në punë;​
  • Të ketë aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me profesionalizëm dhe maturi;​
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.​
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...3357037/Treasury-Specialist?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 01/08/2025
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.





 


Apply WhatsApp
Back
Top